Poposki: vendimi i Britanisë së Madhe do të thotë humbje e një mbështetësi

Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, Nikolla Poposki me rastin e vendimit të Britanisë së Madhe për dalje nga Bashkimi Evropian konsideron se bëhet fjalë për vendim vetëm të votuesve britanikë dhe tatim-paguesve dhe se çfarëdo që të jetë vendimi duhet të respektohet.

Sipas tij skenari i këtillë për BE-në do të thotë humbje e një vendi të rëndësishëm anëtar, ndërsa për Ballkanin dhe për Maqedoninë humbje e një mbështetësi në procesin e zgjerimit.

“Është evidente se duhet të dëgjohen edhe vërejtjet e atyre, të cilët çmojnë se ekziston deficit tregtar në marrjen e disa vendimeve politike për Evropë. Në Maqedoni duhet të vazhdojmë që ta bëjmë atë që është në interes tonin dhe na përgjigjet neve: të jemi konkurrentë dhe të kyçur në suaza të tregut më të pasur të përbashkët në botë dhe me këtë të krijojmë mundësi dhe standarde më të mira për punë për qytetarët e Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button