Ndërlidhja e Maqedonisë me largimin e Britanisë nga BE-ja, komenton Besimi

Pas njoftimit se shumica e britanikëve në referendumin e djeshëm u prononcuan për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja, ku si pasojë erdhi edhe dorëheqja e kryeministrit britanik, David Cameron, nuk kanë munguar komentet e shumta nga skena politike botërore, por edhe nga të Maqedonisë, njofton Portalb.

Ish zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi, në profilin e tij personal të rrjetit “Facebook”, ka shkruar se, “ata që i besojnë idesë evropiane me keqardhje e kanë pranuar këtë lajm”, megjithatë “vendimi në Mbretërinë e Bashkuar duhet të pranohet si i tillë (duke mos e theksuar rëndësinë se 48% kanë votuar për të mbetur në BE).

Besimi shton se, do të vijojë një procedurë për transformimin/daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, transmeton Portalb.

Ai në fund fare ka theksuar, për Maqedoninë, BE-ja mbetet përcaktim dhe interes strategjik – ekonomik, politik dhe i sigurisë. Sipas tij, Agjenda evropiane dhe reformat duhet të vazhdojnë dhe të njëjtat në radhë të parë janë interes i qytetarëve të Maqedonisë.

Përndryshe,  sipas rezultateve nga votat e numëruara nga të gjitha qarqet zgjedhore, 17.410.742 votues ose 51,9 për qind u deklaruan për dalje të Britanisë së Madhe nga BE-ja, ndërsa 16.151.241 apo 48,1 për qind votuan për qëndrimin e vendit në Union.

Jehona në referendum ka qenë 71,8 për qind, që paraqet jehonën më të madhe të ndonjë votimi në Britaninë e Madhe nga zgjedhjet parlamentare në vitin 1992. /Portalb

LEXO në lidhje me temën:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button