Prokuroria Speciale kërkon përjashtimin e Pop – Stefanijas, Gjykata ka tre ditë të vendosë

“Gjykatësja Aleksandra Pop – Stefanija e ka ndaluar dëgjimin e të dyshuarve të rastit “Fortesa”, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për përjashtimin e saj nga lënda”, deklaroi Gjykata Themelore Shkupi 1, njofton Portalb.

“Gjykatësja në procedurë paraprake, përpara se të mbarojë me dëgjimin e njërit nga personat e ftuar me propozim të Prokurorisë Speciale në lëndën e njohur në publik si “Fortesa”, ka pranuar kërkesë për përjashtimin e saj nga ana e prokurorit i cili vepron në të njëjtën lëndë. Me atë, gjykatësja e ka ndaluar dëgjimin e personave të ftuar”, qëndron në njoftimin e Gjykatës.

Kërkesën për përjashtim, bashkë me lëndën, Pop – Stefanija duhet që t’i dorëzojë deri te kryetari i Gjykatës i cili ka afat prej tre ditësh që të vendosë se a duhet ta heqë gjykatësen nga lënda ose, ta hedhë poshtë kërkesën, transmeton Portalb.

“Gjykatësja në procedurë paraprak, pasi që do t’i kompletojë të gjitha dokumentet e lëndës, bashkë me kërkesën do t’i dorëzojë deri te kryetari i Gjykatës, i cili në afat prej tre ditëve duhet të vendos në lidhje me kërkesën për përjashtim të gjykatëses”, qëndron në kumtesën e Gjykatës.

Kërkesës për përjashtim të gjykatëses vjen pasi që ajo nuk i ka pranuar kërkesat për paraburgim dhe për masat e kujdesit të PSP-së kundër ish kryeshefit të Drejtorisë së Pestë të DSK-së, Goran Grujovski, ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe tre të dyshuarve të tjerë në rastin “Fortesa”.

Nga PSP atëherë deklaruan se bëhet fjalë për vendime absurde dhe konstatime të palogjikshme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button