Deputetët e Kosovës 2000 euro pagë, më të paguarit në Ballkan

Deputetët e Kosovës kanë pagat më të larta krahasuar me deputetët e vendeve fqinje. Njohësit e ekonomisë dhe analistët politikë thonë se në një vend si Kosova me varfëri dhe papunësi të madhe është e papranueshme që pagat e deputetëve të shkojnë deri në 2000 euro.

Shteti më i varfër në rajon paguan më së shumti deputetët e tij. Deri në 2000 euro marrin paga mujore deputetët e Kosovës, derisa ata të Serbisë nuk marrin as 1000 euro në muaj.

Gazeta Zëri ka nxjerrë të dhënat e pagave mujore të shteteve të rajonit dhe del se Kosova edhe në krahasim me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Shqipërinë mbetet në top-listë për nga rrogat e deputetëve të saj.

Paga bazë e deputetëve të Kosovës është 1488 euro e kur kësaj i shtohen edhe përfitimet tjera si mëditje për pjesëmarrje në seancë, në mbledhje të komisioneve, si dhe udhëtime jashtë vendit, ajo arrin në rreth 2000 euro.

Pas deputetëve të Kosovës të dytët më të paguarit janë ata të Malit të Zi, paga bazë e të cilëve është 1200 euro, pastaj janë deputetët e Shqipërisë me 1080, të Maqedonisë me 1000 dhe të Serbisë me vetëm 860 euro.

Por njohësit e ekonomisë dhe analistët politikë në vend thonë se në një vend me nivel të lartë të papunësisë dhe me varfëri të madhe është e papranueshme që paga e deputetit të jetë shumëfish më e lartë sesa paga mesatare në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button