“Revolucioni Laraman” u bën thirrje deputetëve ta bojkotojnë punën e Kuvendit

“Revolucioni Laraman” sot nëpërmjet faqes së tyre zyrtare të rrjetit social “Facebook”, ka bërë thirrje që deputetët të mos marrin pjesë në punën e Kuvendit derisa në plotësohen kërkesat, njofton Portalb.

“Deputetë, që të tregoni se qëndroni në mbrojtje të së drejtës, sovranitetit të qytetarëve dhe Kushtetutës, nga ju kërkojmë që të mos merrni pjesë në punën e Kuvendin derisa Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale dhe të garantohet që edhe sektori civil të merr pjesë në bisedimet për dalje nga kriza politike, në rolin e mbikëqyrësit, raportuesve për publikun dhe konsulentëve”, shkruan në thirrjen e “Revolucionit Laraman”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button