Politika dhe e vërteta: një oksimoron me fund 

Njerëzit me të drejtë kanë dyshuar se ‘e vërteta’ dhe ‘politika’ nuk mund të shkojnë bashkë sepse janë dy koncepte në kundërshtim njëra me tjetrën. Një oksimoron i vërtetë. Mashtrimet dhe rrenat rregullisht janë trajtuar si mjete të nevojshme dhe justifikuese jo vetëm për zanatin e politikanit ose demagogut, por gjithashtu edhe për zanatin e burrështetasit. Kjo luftë nëmes politikës dhe së vërtetës na mundëson të kuptojmë shumëçka rreth natyrës dhe dinjitetit të fushës politike, dhe gjendjen e së vërtetës në këtë botë mashtrimesh dhe rrenash. Kjo situatë na mundëson të kuptojmë se cila është dobia që e vërteta të jetë impotente, ndërsa fuqia gjithmonë të jetë mashtruese. Nëse kjo është ashtu, atëherë ç’farë realiteti posedon e vërteta nëse është e pafuqishme në fushën publike, ndërsa në të njëjtën kohë është garantore e realitetit të ekzistencës së qenieve njerëzore, më shumë se çdo sferë tjetër e jetës njerëzore.

Sot, e vërteta faktike nuk është asgjë tjetër përpos se një opinion, dhe kjo është arsyeja pse opinionistët e sodit e kanë shumë të lehtë të diskretitojnë të vërtetën faktike vetëm si një opinion ndryshe. Sot, e vërteta faktike themelohet nëpërmes dëshmive të rrejshme, të dhënave, dokumenteve, dhe monumenteve, që të gjitha mund të dyshohen si jo të vërteta. Në rast të ndonjë mosmarrëveshje, zgjidhja arrihet në të njëjtën mënyrë si arrihet për ndonjë mosmarrëveshje rreth ndonjë opinioni, ku shumica bëhet dëshmitare për vërtetësinë apo mosvërtetësinë e së vërtetës faktike, që është tërrësisht një procedurë e pamjaftueshme, sepse shumicën nuk ka kush e ndalon që të jepë dëshmi falso. Është pikërisht e kundërta, ndjenja se i përkasim shumicës mund shumë lehtë të na inkurajojë në dëshmi të rrejshme. Përderisa e vërteta faktike ekspozohet ndaj armiqësisë së opinionistëve, atëherë bëhet e lëndueshme me pasoja të rënda. Pasoja e gjith kësaj është se e vërteta në këto kushte nuk mund të mbijetojë.

Tani duhet të kthejm vëmendjen tonë në fenomenin e kohëve të fundit të manipulimit masiv të fakteve dhe opinioneve, qoft ajo në nivelin botërorë apo të nivelit nacional. Mashtrimi tradicional politik ka shqetësuar ose sekretet e vërteta, që asnjëherë nuk janë bë publike, ose qëllimet, që edhe ashtu nuk posedojnë shkallën e njejtë të vërtetësisë si fakte të kryera. Qëllimet janë vetëm potenciale të mundshme, dhe ajo që ka qenë për qëllim të jetë një mashtrim, gjithmonë në fund mund të dal e vërteta. Në të njëjtën kohë, duhet kuptuar se mashtrimi tradicional asnjëherë nuk ka patur për qëllim të mashtroj secilin, por është drejtuar për armikun dhe të mashtroj vetëm ate. Në krahasim me këtë, mashtrimet moderne politike në mënyrë efikase merren me sendet që nuk janë aspak sekrete, por që janë të njohura praktikisht për secilin.

Vendi ynë është i stërmbushur me shembuj të mashtrimeve masive qoft të fenomeneve sekrete apo edhe atyre që janë të njohura për publikun. Sjelljet politike të shumë figurave publike dhe politike kanë dëmtuar aq shumë të vërtetën saqë ka sjellë shtetin buzë greminës përshkak të pasivitetit dhe humbjes së besimit të qytetarëve që duhet të jenë një nga mbrojtësit më të denjë të së vërtetës. Si rezultat i gjith kësaj, sot prodifelojnë në skenën politike, por pse jo edhe publike, një sërë figurash politike dhe publike që karierën e tyre e kanë ndërtuar në kurriz të së vërtetës duke punuar natë e ditë që e vërteta kurrë mos të del në sipërfaqe. Të gjith ne jemi dëshmitarë se Maqedoninë e pas pavarsimit e kanë karakterizuar shumë fenomene të fshehta dhe publike që sot e kësaj dite nuk është thënë e vërteta e tyre. Maqedonia karakterizohet me fillimin e pluralizmit, përçarrjet e partive politike shqiptare, afera e armëve, Bit Pazari, Ladorishta, Ilirida, Universiteti i Tetovës, ngjarrjet e Gostivarit, kryengritja e 2001, Sopoti, Brodeci, Monstra, dhe së fundmi Kumanova, që sot e kësaj dite nuk dihet e vërteta e gjith këtyre fenomeneve. Deri më tani, për të gjith këto fenomene është bë politikë, por kurrë nuk është thënë fjala e fundit deri më sot. Nuk ka dilemë se një nga arsyet kryesore që vendi ndodhet në këtë gjendje të kaosit total është fshehja e së vërtetës për të gjith këto fenomene që e kanë karakterizuar vendin në këto 25 vite të fundit që nga pavarsimi e deri më sot. Nuk ka dyshim se origjinatorët e këtij imazhi mashtrues e dinë shumë mirë se ata duan të mashtrojnë popullatën në tërrësi, por rezultati i këtij mashtrimi do të varet kryesisht nga ajo se cilët oponent dëshiron lideri ti mashtrojë. Ajo çka pastaj ndodh është një proces automatik.

Përgjatë tërë historisë, njerëzit që janë marrë me të vërtetën gjithmonë kanë qenë të vetëdijshëm për rreziqet e këtij biznesi. Përderisa këta persona nuk janë përzier me zhvillimin e botës, ata gjithmonë kanë qenë të mbuluar me tallje. Mirëpo të gjithë duhet të kuptojnë se grupet e manipuluara edhe vet manipuluesit do të vazhdojnë ta mbajnë imazhin propagandues të paprekshëm, dhe se ky imazh nuk kanoset nga armiku dhe interesat e ndryshme armiqësore, por nga grupi i mbrendshëm që kanë patur mundësi të ikin nga ky mashtrim, dhe kërkojnë të flasin për fakte ose raste që nuk përputhen me këtë imazh. E vërteta, edhe pse e pafuqishme dhe gjithmonë e rrëzuar në dyluftime me të plotëfuqishmit, posedon një fuqi mbrenda vetes, dhe në moment kur do të del në sipërfaqe do të shemb të gjitha kullat falso të ndërtuara nga figurat publike të këtij vendi. Pavarsisht tentimeve të këtyre figurave me fuqi falso se çka mund të shkaktojnë të fshehin të vërtetën, ata janë të pafuqishëm të zbulojnë ose të shpikin një zëvendësim të shëndetshëm për te. Bindja dhe dhuna mund të shkatrojnë të vërtetën, por nuk mund ta zëvendësojnë me diçka tjetër, pavarsisht a bëhet fjalë për të vërtetën racionale ose religjioze. Tani janë plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme që e vërteta për të gjith fenomenet që e kanë karakterizuar Maqedoninë në këto 25 vite pluralizmi të del në sipërfaqe pavarsisht kostos. Ka ardh koha që e vërteta dhe politika mos të trajtohen më si oksimorone.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button