Lëvizja BESA: Ministria e Financave – bastioni i diskriminimit

“Nëse ka ndonjë institucion i cili nuk i përfill kërkesat kushtetuese dhe ligjore për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë, atëherë kjo është Ministria e Financave e Republikës së Maqedonisë”, reagon Lëvizja Besa.

Sipas tyre, tash e sa vite, madje edhe pas shumë viteve pushtet të partisë që doli nga lufta e vitit 2001, mbetet e paimagjinueshme që ky resor të udhëhiqet nga një shqiptar.

“Madje, që të jetë ironia më e madhe, shqiptarët e kanë vështirë të ngjiten edhe në detyra udhëheqëse të kësaj ministrie. Me qëllim që qytetarët ta kuptojnë më mirë këtë, në vijim do të përshkruhet situata diskriminuese në këtë ministri. Dy grafikët në vijim pasqyrojnë pjesëmarrjen e shqiptarëve në procesin vendimmarrës në këtë ministri”, thonë nga Lëvizja Besa.

Grafikonët e siguruar nga Lëvizja Besa
Grafikonët e siguruar nga Lëvizja Besa

“Kjo flet se shqiptarët janë aty më pak se për sy e faqe bile. Këtu duhet shpjeguar se prej 12 udhëheqësve të sektorëve vetëm 1 (një) është shqiptar dhe po ashtu prej 15 ndihmës-udhëheqësve të sektorëve po ashtu vetëm 1 (një) është shqiptar. Bile, edhe më keq, në sektorin ku udhëheqësi është shqiptar ekziston një pozicion udhëheqës me autorizime më të larta se të udhëheqësit të sektorit, përkatësisht Koordinatori Nacional Autorizues. Ndërkaq diskriminimi vazhdon edhe në nivelin më të ulët hierarkik: në njësitë që janë në përbërje të sektorëve, ku prej 64 përgjegjësve të njësive vetëm 5 (pesë) janë shqiptarë. Ky diskriminim shprehet edhe në menaxhmentin më të lartë të institucionit – vetë ministri i Financave i ka 10 këshilltarë, prej të cilëve vetëm 1 (një) është shqiptar. Po ashtu, kabineti i Ministrisë përbëhet prej 7 administratorëve, prej të cilëve vetëm 2 (dy) janë shqiptarë. Kur kihet parasysh ky diskriminim etnik, është normale të paraqiten dyshime dhe të parashtrohet pyetja se a është në gjendje ky institucion ta shpërndajë në mënyrë të barabartë dhe të drejtë buxhetin dhe mjetet monetare me të cilat menaxhon, kur struktura e tij ngrihet mbi diskriminim etnik. Prandaj ne konstatojmë se me kaq mospërfillje të shqiptarëve në këtë institucion as që mund të priten rezultate në procesin vendimmarrës për shpërndarje të drejtë dhe të barabartë të buxhetit”, Shtojnë nga Lëvizja Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button