Asus lanson laptop të ri të hollë e të lehtë

Kompania Asus ka lansuar një tjetër laptop të ri, ZenBook UX310.

Ky laptop vjen me kornizë shumë të hollë dhe kartelë grafike të fuqishme, NVIDIA GeForce 940MX.

Ndryshe nga laptopët e lansuar kohëve të fundit, si ZenBook Flip UX360, UX310 vjen me procesor Skylake por nuk vjen me portin Thunderbolt 3, transmeton Koha.net.

ZenBook UX310 ofron mbështetje për dy pajisje të memories – një 2.5-inçësh dhe një M.2 SSD.

Ky laptop vjen me ekran 13.3-inç e me dy versione për rezolucion – 1920 x 1080 pikselë dhe 3200 x 1800 pikselë.

Sa i përket çmimit të ZenBook UX310, ende nuk është zbuluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button