Drejtësia vonon por nuk harron!

Dua t’ia nis së pari që gjithmonë qytetari është për Shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit, ne kërkim të një shteti që përkrah qytetarët, konsumatorët. Datë 02.06.2016 dhjetëra qytetarë janë paraqitur në QSUT me intoksikim ushqimor, të gjithë qytetarët në gjendje kritike për jetën, sipas doktorëve çdo rrugë, çdo analizë paraprake e gjetur të çon 100% te bakteri salmonele. Të gjithë pacientët kishin histori të ndryshme, por ata kanë një pikë të përbashkët dhe kjo është në raportet e spitalit. A ka ndërhyrë inspektorati i higjienës në kohën e duhur? A janë marrë masat ?…(me qellim primar shpëtimin e qytetarëve)…

Analizat e marra dalin negative për 85% të rasteve, vetëm 7 persona janë me salmonele sipas raportit të mjekëve të spitalit, asnjë prej përfaqësuesve shoqërisë civile…! Çfarë ndodhi me doktorët? A nuk i mjafton kjo prokurorisë të nisë hetimet? Përse nuk ndërhyn avokati i popullit pas kërkesave te marra? Si ka mundësi që instancat shtetërore janë të pafuqishme? Përse nuk ka një deklaratë për media nga QSUT apo Inspektorati higjienës? Çfarë i siguron ky shtet qytetarëve të tij , duke mos marrë asnjë masë ? Pse duhet të ketë deklarata nga bizneset e dyshuara për helmimin?

Shumë institucione rezultojnë se janë blerë, mediat janë blerë, qytetarët e helmuar janë kërcënuar dhe ende asnjë vendim i mirë. Kush janë këta oligarkë që çojnë qytetarët afër vdekjes e sot bëjnë të plotfuqishmin e të moralin sikur paskan vizituar qytetarët në spital? Asgjë tjetër veç kërcënimit s’u kanë dhenë… Rruga drejt ligjit , zbardhjes së vërtetës do vazhdojë edhe me mjetet e fundit demokratike. Ky mesazh do forcë qytetare. Drejtësia vonon por nuk harron!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button