Shqipëri – Rumani, ky rezultat e kualifikon Kombëtaren

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka thënë se një fitore me rezultat të thellë në ndeshjen ndaj Rumanisë do t’i mjaftojë skuadrës për t’u kualifikuar tutje në “Euro 2016”.

Gianni de Biasi ka thënë se një fitore me rezultat të thellë në ndeshjen ndaj Rumanisë do t’i mjaftojë Shqipërisë për t’u kualifikuar tutje në “Euro 2016”.

Kuqezinjtë janë pa pikë pas dy duelesh dhe me golaverazh prej -3. Por, De Biasi është optimist se ata do ta përmbysin gjendjen në duelin e fundit me Rumaninë, përcjell “Lajmi.net”.

“Ne mund ta mposhtim Rumaninë dhe të kualifikohemi. Nëse mund të shënojmë golat që na kanë munguar deri më tani, me një rezultat bindës do të jemi në fazën tjetër”, deklaroi ai për Uefa.com”.

“Ne kemi treguar se jemi skuadër e vërtetë dhe luajtëm futboll të mirë”, u shpreh De Biasi.

Katër skuadra me bilancin më të mirë nga pozitat e treta kualifikohen tutje.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. I urojmë suksese kombëtares tonë që n’a bënë të ndihemi krenarë që jemi në euro 2016 ,shpresojmë kalimin më tutje ,por kisha patur një ndërhyrje në skemën e Gianni De Biasi’t që ta lëshon në lojë Gashin i cili ka më shumë pjekuri në sulmin e kombëtares tonë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button