Kirill Minovski shpallet Ministër i Financave të Maqedonisë

Emërtimi i ministrit të ri të financave ra nën hije në seancën e sotme të Kuvendit pasi deputetët e pushtetit dhe të opozitës , në replikat e tyre më së shumti iu kthyen punës së deritashme të Stavrevskit , i cili për shkaqe shëndetësorë mbrëmë dha dorëheqje nga funksioni i ministrit të financave.

Me falënderim publik për ministrin e deritanishëm të financave Zoran Stavrevski dhe me shpresë se ministri i propozuar Kirill Minovski do t’i përmbush detyrat e tij, kryeministri Emil Dimitriev, shpjegoi arsyet që në vend të Stavrevskit është propozuar Minovski.

“Pres që me drejtimin e tij, Republika e Maqedonisë me sukses do të vazhdoj t’i realizojë rezultatet ekonomike jashtëzakonisht pozitive si në pjesën e politikës makroekonomike dhe financave, ashtu edhe në segmentin e vazhdimit të uljes së papunësisë”, u shpreh Emil Dimitriev.

Marjanço Nikolov nga LSDM, tha se me dorëheqjen e Stavrevskit, motori ekonomik i Qeverisë mbetet i bllokuar.

“Kërkesa e parë  që kemi për ministrin e ri të financave është që të harxhoj sa më pak për çokollata, e më shumë për bukë. Qytetarët janë të uritur, qytetarët janë të varfër”, tha Marjanço Nikollov, nga LSDM.

Në dhjetë vitet e kaluara keni harxhuar shumë para për çokollata dhe kënaqësi personale, shtoi Nikollov, kurse pak para u janë dhënë qytetarëve. Bashkëpartiaku i tij Ljubomir Josifovski qysh në fillim reagoi se me zgjedhjen e re po shkelet Kushtetuta.

“Koleg Veljanovski, neni 94, paragrafi 4 i Kushtetutës thotë se nëse kryetari i Qeverisë propozon shkarkim të më shumë se një të tretën e anëtarëve të Qeverisë nga përbërja e parë, atëherë për zgjedhjen e Qeverisë së re vendos Kuvendi”, tha Ljubomir Josifovski, nga LSDM.

Ai parashtroi pyetje të drejtpërdrejtë  për kryeministrin Dimitriev.

“Zoti Zoran Stavrevski kur u largua nga funksioni ministër i financave, duhej të jepte llogari se në çfarë gjendje po e lë vendin, si dhe buxhetin e Republikës së Maqedonisë”, shtoi Josifovski.

Jemi të vetëdijshëm se R. E Maqedonisë nga funksioni ministër i financave ka humbur një shtyllë kryesore të politikës ekonomike, tha mes tjerash koordinatori i grupit parlamentar i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovsk.

“Ju e keni Jane Miljovskin, Taki Fitin, Nikolla Popovskin  si zgjedhje për ministër, të cilët e kanë kryer privatizimin, dhe e kanë futur vendin në borxh”, theksoi Ilija Dimovski, nga VMRO-DPMNE.

Kirill Minovski, është doktor shkencash, për të cilin kryeministri tha se është person që me kompetencat dhe eksperiencën e pasur në fushën e financave, investimeve dhe resurseve njerëzore, disponon me kapacitetin e nevojshëm për ta kryer këtë funksion jashtëzakonisht kryesor dhe përgjegjës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button