Ky është shteti që mori 4 miliardë dollarë nga Banka Botërore

Banka Botërore (BB) do të sigurojë kredi prej 4 miliardë dollarësh për Uzbekistanën në periudhën mes viteve 2016-2020, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës nga zyra përfaqësuese e BB-së në Uzbekistan, banka ka miratuar strategjinë e re të bashkëpunimit me Uzbekistanin për vitet 2016-2020.

BB-ja do t’i ofrojë Uzbekistanit kredi prej 4 miliardë dollarësh në periudhën 2016-2020 me qëllim që vendi deri në vitin 2030 të radhitet në mesin e shteteve me të ardhura mbi-mesatare.

Me kreditë që do të sigurohen nga BB-ja dhe organizatat, Unioni Ndërkombëtar i Zhvillimit dhe Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, do të realizohen projekte të ndryshme në fusha si: zhvillimi i sektorit privat në vend, rritja e rezistencës konkurruese të sektorit të bujqësisë, modernizimi i sektorit të pambukut, si dhe zhvillimi i sektorit të shërbimeve shtetërore.

Krahas kësaj, banka do të ofrojë edhe shërbimin e konsultimit në lidhje me projektet në këta sektorë.

Në deklaratë rikujtohet bashkëpunimi shumëvjeçar i qeverisë së Uzbekistanit me BB-në për përmirësimin e menaxhimit ekonomik dhe financiar, ndërkohë që theksohet se në dhjetë vitet e fundit ekonomia e vendit është zhvilluar në mënyrë stabile, është rritur rezitenca ndaj lëkundjeve ekonomike dhe se është shënuar progres serioz në përmirësimin e nivelit të mirëqenies së kategorisë me të ardhura të ulëta.

Për me tepër, në deklaratë merren në konsideratë edhe gjendja aktuale e ekonomisë globale, ku thuhet se Uzbekistani është e detyruar që të gjejë elemente të reja shtytëse për rritje ekonomike dhe për këtë arsye krijimi i vendeve cilësore të punës është nga çështjet më të rëndësishme.

Sipas deklaratës, Uzbekistani do të arrijë drejt synimeve duke e rritur fuqinë konkurruese, duke e përmirësuar mjedisin e punës dhe duke e zhvilluar infrastrukturën për krijimin e vendeve të reja të punës.

Uzbekistani u bë anëtare e BB-së në vitin 1992, ndërkohë që deri më tani nga banka janë siguruar mjete në vlerë prej 2 miliardë dollarësh për ekonominë e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button