Maqedonia me indeksin më të ulët të çmimeve të ushqimit në Evropë

Hulumtimi për çmimet e ushqimit dhe alkoolit të zbatuar në 37 shtete të ndryshme të Evropës në mesin e të cilave edhe shtete të BE-së, Zvicra rezulton të ketë indeks më të lartë 173 ndërsa Maqedonia është vend me indeks më të ulët prej 58, raporton Anadolu Agency (AA).

Enti i Turqisë për Statistika ka prezentuar paritetin e fuqisë blerëse (ushqim, cigare, alkool) për vitin 2015.

Indeksi i nivelit të çmimeve e tregon fuqinë e blerjes në përputhje me kursin e këmbimit valuator krahasuar me me valutat e vendeve.

Një vend që ka indeks të lartë llogaritet si vend i shtrenjtë dhe vendi me indeks të ulët është shtet me çmime të lira.

Në bazë të hulumtimit shporta e konsumatorit e cila në Maqedoni mund të blihet me 58 euro, në Turqi do të kushtonte 90 euro ndërsa në Zvicër 173 euro. Lista me indeksin e nivelit të çmimeve për ushqim dhe alkool (EU28=100) për vitin 2015 është si vijon.

SHTETI Niveli i Çmimeve
Zvicra 173
Norvegjia 159
Danimarka 145
Islanda 130
Suedia 124
Аustria 120
Finlanda 119
Irlanda 119
Luksemburgu 116
Аnglia 111
Italia 110
Franca 109
Belgjika 108
Qipro Jugore 107
Мalta 104
Gjermania 103
Greqia 103
BE 28 100
Holanda 98
Sllovenia 96
Portugalia 94
Spanja 92
Kroacia 91
Тurqia 90
Sllovakia 89
Letoni 89
Еstonia 88
Çekia 79
Hungaria 79
Lituanija 78
Mali i Zi 78
BeH 74
Bullgaria 70
Serbia 69
Shqipëria 68
Rumania 64
Polonia 63
Maqedonia 58

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button