Zhgënjim për Kombëtaren, Franca triumfon në fund

Franca e ka fituar përballjen me Shqipërinë, të vlefshme për grupin A në EURO 2016.

Në përballjen e zhvilluar në “Stade Vélodrome” të Marsejës, Franca fitoi me rezultatin e pastër 2-0, falë dy golave në minutat e fundit të takimit.

Rastet për gola nuk munguan në këtë takim, pasi të dyja skuadrat qëlluan shtyllën në dy raste. Shqipëria pati raste të mira edhe në pjesën e parë, kur iu afrua golit me anë të Armando Sadikut.

LEXO: Portugalia kalon në epërsi ndaj Islandës (Video)
Franca siguroi fitoren në minutat e fundit të ndeshjes, falë golave nga Antoine Griezmann dhe Dimitri Payet.

Pas kësaj ndeshje, Franca kryeson në grupin A me 6 pikë, kurse Zvicra renditet e dyta me 4 pikë. Ndërsa, Shqipëria renditet e fundit me 0 pikë, kurse Romania me 1 pikë është në vendin e tretë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button