Këshilli i BE­-së do të debatojë për Maqedoninë më 20 qershor në Luksemburg

­Këshilli për punë të jashtme të Bashkimit Evropian e caktori për më 20 qershor seancën e tij të fundit para Samitit të Këshillit të Evropës në të cilin debati për situatën në Republikën e Maqedonisë është vendosur si pikë kryesore, e jo nën pikën “të ndryshme” siç ishte planifikuar paraprakisht.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-­s nga Brukseli, ministrat e punëve të jashtme të vendeve­anëtare të Unionit, sipas propozimit të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe do të debatojnë dhe do të japin rekomandim në lloj të konkludimit për situatën në Maqedoni so vend­anëtar për anëtarësim në BE.

Dje edhe zyrtarisht është shtyrë Samiti i Këshillit të Evropës, i cili në vend që të enjten dhe të premten (23 dhe 24 qershor) si çdoherë, këtë herë do të mbahet më 28 dhe 29 qershor (e martë dhe e mërkurë) në Bruksel, për shkak të asaj që javën e ardhshme mbahet referendumi për dalje të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian dhe kështu shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-­së do ta presin rezultatin e tij para se të takohen.

Por edh krahas kësaj shtyrje, kryesimi holandez me Unionin vendosi që Këshilli për punë të jashtme të mos jetë dy ditë para Samitit të KE­-së, siç është çdoherë rast dhe kështu e caktoi për të hënën (20 qershor) në Luksemburg, siç ishte planifikuar edhe kohë më parë.

Luksemburg, siç ishte planifikuar edhe kohë më parë. Përndryshe, shefat e diplomacive të vendeve­anëtare të BE­së do të debatojnë për Maqedoninë si pikë qendrore e Këshillit, krahas diskutimit për procesin paqësor të Lindjes së Afërt, gjendjen në Saleh, BE-­politikën e integruar për Arktikun dhe misionin e trajnimit për forcat e sigurisë në Libi.

Paraprakisht, mundësia e paralajmëruar për vendosjen e një lloji të sanksioneve ndaj individëve në Maqedoni për shkak të krizës politike tërësisht është hedhur poshtë, sepse për diçka të tillë është e nevojshme njëzëshmëri te të gjitha vendet anëtare të Unionit, ndërsa kjo nuk ekziston për shkak të kundërshtimit të Greqisë, Hungarisë, Polonisë, Sllovenisë dhe Kroacisë të çfarë do sanksionimit në lidhje me gjendjet në shtetin e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button