Solemnisht u hap edicioni i 51-të i FTM “Vojdan Çernodrisnki”

Me ndarjen e çmimeve për vepër jetësore  dhe me shfaqjen e parë në konkurrencën zyrtare për çmime “Emër” nga Teatri “Komedia”, mbrëmë në Qendrën për kulturls “Marko Cepenkov” u hap Edicioni i 51-të i Festivalit teatral të Maqedonisë “Vojdan Çernodrinski”.

Fitues të sivjetmë të çmimit për vepër jetësore janë: kritiku teatral Liljana Mazova dhe aktoret Elhame Bilall nga teatri Shqiptar dhe Sabina Ajrulla nga Teatri Dramatik – Shkup. Çmimet ua ndau kryetari i komunës së Prilepit Marjan Risteski.

Për Elhame Bilallin, çmimi është konfirmim për katër dekadat në skenë.

“Të gjithë rolet e mia i ruaj si yje në qiell, ndërsa është shumë ndjenjë e bukur kur do të ngjitem në skenë para publikut të këtij festivali, të Prilepit”, tha Bilall.

Aktorja Sabina Ajrulla theksoi se posaçërisht i vjen mirë që çmimin për vepër jetësore e fiton nga fushae saj dhe nga, siç tha, Festivali dhe në qytetin me të cili është posaçërisht e lidhur.

Sipas kritikes teatrale Liljana mazova, është e fuqishme kur në një mbrëmje tre gra do të fitojnë çmime të këtilla.

Duke e shpallur Festivalin për të hapur, zëvendësministri i Kulturës Dragan Nedellkoviq theksoi se festivali dhe skena teatrale janë vendi ku më esencialisht definohet dhe perceptohet nevoja për art në vendin tonë.

Në pjesën shoqëruese të programit të festivalit, në skenën e Teatrit Popullor “Vojdan Çernodrinski”, aktorët nga klasa e profesoreshës Suzana Kirançiska pranë Fakultetit për arte dramatike nga Shkupi e performuan shfaqjen “Veshët e vdekur” nga Oleg Bogoev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button