Ndërroi jetë Darko Markoviq, autori dhe karikaturisti legjendar i “Pecko-s”

Pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë, mbrëmë ka ndërruar jetë Darko Markoviq, karikaturist, satirist dhe regjisor i njohur. Markoviq, i cili në opinion do të mbetet i njohur si autor i stripeve me heroin “Pecko”, nënshkruar me nofkën që është shkurtesë nga 3 shkronjat e para të emrit dhe mbiemrit të tij “Dar-Mar”, transmeton Portalb.

Markoviq ka lindur në Shkup më 1940. Si skenarist dhe skenograf, animator, strip-piktor, ilustrues dhe dizajnues, pas vetes ka lënë veprimtari unike. Më 1966 ka diplomuar arkitekturë, ndërkaq më 1972 specializon në film të animuar në Zagreb, nën mentorimin e fituesit të çmimit oskar Dushan Vukotiq.

Për karikaturat dhe filmat e animuar, ka fituar më shumë se 30 çmime.

Animacionet e tij më të njohura janë “Kufiri” (1976), “Stop” (1976), “Tre minuta në botën e Mirosllav Bartak” (1976), “Topi bardhë” (1977), “Cirku” (1979), etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button