I dërguari Hajndëll u takua me kreun politik në Maqedoni, ja se çfarë thanë ata

I dërguari special Hajndëll pasdite pati takime me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Emill Dimitriev, si dhe me liderin e LSDM-­së Zoran Zaev dhe atë të VMRO-së, Nikolla Gruevski. Ai gjithashtu duhet të ketë takime edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki dhe me prokuroren publike, Katica Janeva dhe me liderët e VMRO­DPMNE­së, Nikolla Gruevski, të BDI­-së Ali Ahmeti dhe të PDSH­-së, Menduh Thaçi.

Takimi me presidentin Ivanov

Nuk ka më shumë vend për alibi, arsyetime dhe shmangie ndaj obligimeve të marrëveshjes së Përzhinos. Faktorët politik duhet të tregojnë konstruktivitet, përgjegjësi dhe vetëdije të lartë për interesat e qytetarëve dhe shtetit”, ka theksur presidenti Gjorge Ivanov në takimin e sotëm me përfaqësuesin special gjerman, Johanes Hjandëll.

Siç kumtoi Kabineti i Ivanovit, në takim janë këmbyer mendime për ngjarjet aktuale në planin politik në Republikën e Maqedonisë, si dhe për mundësitë dhe mënyrat për tejkalimin e sfidave në skenën politike në vend. Ambasadori Hajndëll e ka përshëndetur dhe përuruar vendimin e presidentit Ivanov për anulimin e vendimeve për falje , lirimin nga përndjekja pa zbatimin e proceudrës, me çka u hap mundësia për fokusim ndaj obligimeve të marrëveshjes së Përzhinos. Ivanov, nga ana tjetër, ka shprehur pritje se vendimi i tij do të kontribuojë për tejkalimin e krizës politike.

Në këtë drejtim, siç theksohet në kumtesë, dy bashkëbiseduesit janë pajtuar për nevojën për zbatimin e marrëveshjes së Përzhinos si dhe për reformat e domosdoshme, të cilat janë mënyra e vetme për dalje nga kriza politike. Ivanov dhe Hajndëll kanë këmbyer mendime edhe për gjendjen lidhur me krizën e emigrantëve dhe refugjatëve si dhe ndikimin e gjendjes aktuale politike mbi kapacitetet gjithëpërfshirëse të shtetit në ballafaqimin me të njëjtën.

Takimi me Gruevskin
Në takimin e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski me të dërguarin e posaçëm gjerman për Maqedoninë, Johannes Hajndëll, është biseduar për më tepër tema aktuale të ndërlidhura me situatën politike në vend, si dhe për integrimet evropiane dhe aktiviteteve të cilat ndërmerren për përmbushjen e kritereve të larta, bëjnë të ditur nga partia.

Takimi me Zaevin

Në takimin e sotëm të kryetarit të LSDM­së Zoran Zaev me të dërguarin special gjerman Johanes Hajndëll është potencuar se dalja e vetme nga kriza politike është realizimi i obligimeve të ndërmarra me marrëveshjen e Përzhinos nga ana e nënshkruesve dhe se prioritet i lartë për Maqedoninë është organizimi dhe zbatimi i zgjedhjeve të drejta dhe të rregullta.

“Për atë qëllim është e domosdoshme të organizojë Qeveri për plotësimin e kushteve për zgjedhje dhe zbatimin e tyre dhe të definohen afatet e sakta për kushtet kyçe për zgjedhje të drejta dhe të rregullta, ndërsa ato janë para se gjithash pastrimi i Listës zgjedhore dhe sigurimi i raportimit objektiv nga mediat”, ka thënë Zaev, kumtoi LSDM. Ai ka thënë se me vullnetin politik nga të gjitha anët është e mundur pastrimi efikas i Listës zgjedhore dhe sigurimi i kushteve për raportimin e balancuar medial.

“Maqedonisë i nevojiten zgjedhje të shpejta të rregullta, që do t’i organizojë dhe zbatojë, ashtu siç parashikon Marrëveshja e Përzhinos, Qeveri e cila do të jetë garancion se do të respektohet vullneti i lirë i qytetarëve. Kjo Qeveri e cila deri tani ka zbatuar zgjedhje kriminele, e ka humbur besimin dhe legjitimitetin për atë”, tha Zaev. Në takim, sipas kumtesës partiake, së bashku është konstatuar se tërheqja e tërësishme e abolimit joligjor ishte domosdoshmëria dhe hap rrugë për funksionimin e shtetit juridik, por se nevojiten edhe reforma adekuate që do ta sigurojnë zbatimin e pandërprerë të drejtësisë.

Takimi me Dimitriev

Siç njoftojnë nga Qeveria, kryeministri Emill Dimitriev ka theksuar se për Qeverinë është kyçe të realizohet përparim në sferën e euro integrimeve, dhe se punohet me intensitet të fuqishëm në realizimin e rekomandimeve.

Ai më tej ka theksuar se me një plan aksioni të saktë janë obliguar të gjithë institucionet shtetërore, përmes një kornize të definuar qartë për zbatimin e rekomandimeve të theksuara nga bashkësia ndërkombëtare të arrihet deri te mbindërtimi i standardeve në gjyqësi, administratë publike, sistemin e sigurisë, mediat dhe marrëdhëniet ndëretnike.

Bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për gjendjen aktuale politike dhe për mundësitë e tejkalimit të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button