Udhëheqësia e VMRO – DPMNE-së, në fotografi artistike në selinë partiake (FOTO+VIDEO)

Brendia e selisë së VMRO – DPMNE-së, do të zbukurohet me mbi 50 fotografi artistike me korniza të arit në të cilat janë të pikturuar udhëheqësia e partisë, shkruan NOVATV.

Nga fotografitë e publikuara shihen anëtarë të partisë, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, me bashkëshorten e tij, Borkica, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, kryeparlamentari, Trajko Veljanovski, ndërkaq në shumë fotografi është edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, transmeton Portalb.

Motivet e fotografive janë të marra nga tubimet, festimet dhe mitingjet masovike të partisë, por edhe të momenteve ku shihet ish lideri i VMRO – DPMNE-së, Lupço Georgievski dhe krahu i djathë i tij, Dosta Dimovska.

Në një fotografi është e paraqitur edhe koalicioni i VMRO – DPMNE-së me Alternativën Demokratike të Vasill Tupurkovskit, ndërkaq në një fotografi tjetër, shihen sekretarët ekzekutiv ose sekretarët e përgjithshëm, të deritanishëm të partisë, transmeton Portalb.

Portali NOVATV, thotë që fotografia më e madhe është me madhësi prej 32 metër katrorë, e cila do të jetë portret familjar i familjes së liderit aktual të VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në të cilën në afërsi të tij, do të pikturohen bashkëshortja e tij Borkica, dy fëmijët dhe nëna Nada Gruevska.

E gjithë kjo do të kushtojë disa miliona euro, ndërkaq për projektin me fotografitë ka qenë përgjegjës, sekretari gjeneral i partisë, Kiril Bozhinovski, i cili u ka dhënë sugjerime autorëve.

Sipas NOVATV-së, fotografitë i pikturojnë autorët bullgar dhe ukrainas të cilët kanë marrë pjesë edhe në punimin e fotografive të Muzeut të VMRO – DPMNE-së.

umetnost-2

umetnost-3

umetnost-4

umetnost-5

umetnost-6

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button