Kopje e Facebook-ut në Korenë Veriore

Një kopje e ueb faqes së rrjetit social Facebook është paraqitur në Korenë e Veriut, e cila është tërhequr për pak kohe, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

E vendosur tek adresa StarCon.net.kp në Korenë e Veriut, kishte shumicën e karakteristikave të njëjta me rrjetet sociale.

Ende nuk është e qartë se kush është krijuesi i StarCon megjithatë duket të jetë një projekt testues për një shërbim që operatori kombëtar i telekomit mund të ofroj në të ardhmen.

Pak kohë pas publikimit ueb faqja është hakuar dhe tani nuk është e qasshme.

Ueb faqen në fjalë e ka vërejtur Doug Madory, nga kompania Dyn, i cili ka thënë që ishte mjaft e çuditshme të shihje një gjë të tillë me ketë shtet sekret.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button