Gjithçka, për një asht!

Jetojmë në tregun grabitës, ku duhet dhenë gjithçka për një asht! Madje për një asht të holluar nga lëpirja. Treg që na e merr edhe guximin, krenarin, arsyen…..

Treg që na tjetërson, e që na benë vetëm të dukemi njerëz. Nëse tenton të flasësh për “rregullat” e parregullta dhe jo logjike të këtij tregu, do të përjashton. E që do të thotë të mbetesh edhe pa ashtin. Pse ashtin? Mund edhe të mos na epnin. Mirëpo siç duket ekzistenca jonë ju shërben, për ti realizuar “rregullat” e pa rregullta të tregut.

Pra, pa asht nuk na lanë nga dhimbja për ne! Na mungon çdo gjë por nuk benë ta themi, është ngulfatje por nuk benë ta mendojmë alternativën. Sistem degradues nga i cili sëmuret shoqëria. Prandaj, nuk është befasuese bindja për forcën e së keqes.

Mirëpo edhe nuk duhet harruar se ngurrimi për ta luftuar të keqen ka forcuar ketë bindje. Të lirohemi nga kjo bindje, apo të jetojmë të hipnotizuar?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button