Anulohet gjykimi, Saveski dhe Kunovski ngelen në paraburgim shtëpiak

Është anuluar edhe seanca e sotme gjyqësore për anëtarët e partisë “E Majta”, Zdravko Saveski dhe Vlladimir Kunovski, të akuzuar për demolimin e Zyrës Popullore të Presidentit Gjorge Ivanov, në Shkup më 13 prill të këtij viti, njofton Portalb.

Seanca e radhës pritet që të mbahet më 10 qershor, ndërkaq paraburgimi shtëpiak do të vazhdojë për Saveskin dhe Kunovskin.

“Prokurorja jonë, vetë e pranoi se masa e paraburgimit shtëpiak është e pamenduar. Me atë u pajtua edhe avokati jonë, por masa e paraburgimit ende është në fuqi”, ka shkruar Saveski në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Zdravko Saveski.

Pala mbrojtëse ende nuk e ka marrë ekspertizën, për atë nuk u mundësua të përgatitet lista e dëshmive për sot. Avokati Sashko Dukovski, tha se ekspertiza është element i rëndësishëm për ata që duan ta përgatisin mbrojtjen.

Prokurorja Snezhana Bundalevska theksoi se pala mbrojtëse ka mundur që të koordinohet me klientët dhe sot të vijë e përgatitur në Gjykatë, përveç siç tha ajo, “nëse nuk bëhet fjalë për taktizim”.

Avokati ka hyrë të debat të ashpër me prokuroren i cili ka thënë se nuk mund të përgatitet mbrojtja në afat për 24 orë pa e pasur ekspertizën.

Përndryshe, partia “E Majta”, sot nga Gjykata e Apelit ka kërkuar që ta pranojnë ankesën e tyre dhe ta shfuqizojë masën e burgut shtëpiak për anëtarët e tyre, Zdravko Saveski dhe Vlladimir Kunovski të cilët akuzohen për demolimin e zyrës së presidentit Gjorge Ivanov më 13 prill të këtij viti, njofton Portalb.

“Saveski dhe Kunovski po mbahen në burg shtëpiak tanimë 36 ditë. Ne dyshojmë se ata do të mbahen maksimalisht 60 ditë. Masa e këtillë është më se e ashpër, duke i paraparë dëshmitë me të cilat disponon prokuroria dhe duke e pasur parasysh faktin se Saveski dhe Kunovski nuk kanë bërë kurrfarë vepër penale në të kaluarën”, tha Branimir Jovanoviq përpara Gjykatës Themelore Shkupi 1 në të cilët mbahet gjykimi i Saveskit dhe Kunovskit, njofton Portalb.

Jovanoviq tha se, sipas informatave të tyre, vendimi për burgim shtëpiak është sjellë nën trysni të mëdha nga kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir, Pançevski dhe prokurorja Snezhana Bundalevska, transmeton Portalb.

“Sipas nesh, bëhet fjalë për vendim politik dhe jo ligjor. Kjo është me qëllim që të frikësohen protestuesit dhe të ndalohen protestat”, tha Jovanoviq.

Ai thotë se kjo ndodhë në situatë kur po kryhet trysni e madhe ndaj protestuesve, kur ata thirren nëpër biseda informative.

“Edhe pse gjyqësori i jonë është ashtu siç është, ne prapë besojmë se ekzistojnë gjykatës me integritet profesional që i respektojnë ligjet dhe drejtësinë”, deklaroi Jovanoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button