Lajmi i pavërtetuar – praktikë jo profesionale

[Recension: Exclusive: Prekopuca fiton 5 mijë euro shpërblim, shpërblehen edhe gjithë antarët tjerë të KSHZ-së, a ka keqpërdorime?!]

Asgjë nuk e dëmton më shumë besimin e lexuesit ndaj medias se sa shpërndarja e informacioneve të paverifikuara. Ato nuk është e vështirë që të vërehen, pikërisht sepse mungojnë burimet dhe prononcimet e palëve që do të mbështesnin atë për të cilën flet autori.

Zhurnal - Exclusive - Prekopuca fiton 5 mije euro shperblimLinku deri te artikulli origjinal: Exclusive: Prekopuca fiton 5 mijë euro shpërblim, shpërblehen edhe gjithë antarët tjerë të KSHZ-së, a ka keqpërdorime?!

Data dhe koha e publikimit: 28.05.2016, 10:46

Data e recensionit: 31.05.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Teksti fillon me shprehjen “Një skandal tjetër po e trondit Maqedoninë”, si metodë “artificiale” për të tërhequr vëmendjen e lexuesit. Subjekt trajtimi janë anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, për të cilët pretendohet se kanë marrë “shpërblim” nga 5 mijë euro nga buxheti për organizimin e zgjedhjeve. Por, publikut nuk i jepet sqarim se pse shënjestra kryesore ka qenë nënkryetari i KSHZ-së Rexhep Prekopuca, ose, pse edhe në titull edhe në tekst, theksi është vendosur te ai, duke mos përmendur me emër asnjërin prej tetë anëtarëve të tjerë të Komisionit.

Një skandal tjetër po e tronditë Maqedoninë. Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se nëntë antarët e KSHZ-së kanë marrur shpërblim nga 5 mijë euro për shkak të punës së tyre rrethë organizimit të zgjedhjeve të dështuaran më 5 qershor. 

Nënkryetari i KSHZ-së, Rexhep Prekopuca ka marrur 5 mijë euro shpërblim në bazë të një vendimi të cilën e ka marrur KSHZ menjëherë pasi Parlamenti solli vendim që zgjedhjet në Maqedoni të mos mbahen më 5 qershor.

Pasi ka publikuar informacionet e pakonfirmuara, autori njofton lexuesin që do të përpiqet që t’i konfirmojë ato. Si për fillim, autori do të duhej të analizonte buxhetin e ndarë për organizimin e zgjedhjeve të 5 qershorit që është e dhënë publike dhe të analizonte nëse shumat e tilla që përmenden janë paraparë ose jo në atë buxhet, ose për çfarë janë paraparë. Pas kësaj, duhej të shfrytëzoheshin burimet e përmendura nga vetë autori, qëndrimi zyrtar i KSHZ-së, i Komisionit për Antikorrupsion, madje edhe vetë nënkryetarit Prekopuca si person i vënë në “shënjestrën” e tekstit.

Ndryshe, të gjithë të punësuarit tjerë në Administratën e KSHZ-së që njihet si shërbim profesional kanë marrur si shpërblim nga një rrogë mesatare prej afro 20 mijë denarëve. 

Do të karakterizohej si skandal, vetëm nëse vërtetohej që pagesat nuk kanë qenë të parapara në buxhetin e KSHZ-së për organizimin e zgjedhjeve dhe pastaj të vërtetohej që të njëjtat vërtetë janë realizuar.

Kodi Etik i Gazetarëve të Maqedonisë porosit:

“Nevoja për shpejtësi asnjëherë nuk guxon të rrezikojë saktësinë, kredibilitetin dhe profesionalizimin e kontributit.

Gazetari mund të publikojë diçka për të cilën nuk ka edhe aq dëshmi, por për të cilën ka mjaft indikacione se është i vërtetet, respektivisht diçka për të cilën ekziston dyshim i bazuar. Dyshimi i bazuar nënkupton prezentimin e argumenteve që janë të arsyeshëm dhe që janë indikacion se diçka është e vërtet, pa pasur dëshmi konkrete për vërtetësinë.”


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button