Egjipt, burgim të përjetshëm për 36 anëtarë të Vëllazërisë Muslimane

Gjykata egjiptase ka dënuar 36 të pandehur, në mesin e të cilëve edhe kryetarin e Këshillit udhëheqës të Vëllazërisë Muslimane Muohammed Bedie, me burgim të përjetshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetari i AA-së ka mësuar nga burime gjyqësore se Gjykata Penale-Ismalia dënoi Bedie dhe 35 të pandehur të tjetër me burgim të përjetshëm për ngjarjet e vitit 2013, të njohura si “ngjarjet në Isamilie”.

Gjykimi në lidhje me “ngjarjet në Ismailia” është kryer kundër gjithsej 105 personave, duke përfshirë 30 prej tyre që u gjykuan në mungesë. Përveç 36 të dënuarve me burgim të përjetshëm, 20 persona janë liruar, nëntë persona u dënuan me 10, 15 dhe 20 vjetë dhe 20 të tjerë u dënuan me nga tre vjet burg.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button