Xhirimet e protestave nga MPB, Çavkov: Zbatohen autorizimet policore

Xhirimet e një pjese të protestave nga anëtarët e Njësisë për Ndërhyrje të Shpejt shkaktoi reagime në opinion, ndërsa pyetja më e shpeshtë ishte se a është e lejuar policia të xhirojë apo jo protestuesit.

Kjo temë u bisedua sot si pikë e rendit të ditës të seancës së 103-të të Kuvendit, transmeton televizioni 21.

Materiali i xhiruar, siç tha Ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkovi, duhet të mundësojë avancimin e nivelit të veprimeve të ndërmarra nga ana e policëve, me qëllim që të veprohet në mënyrë adekuate dhe legjitime gjatë zbatimit të autorizimeve policore.

“Me këtë ligj propozohet që  polici gjatë përdorimit të mjeteve teknike për audio dhe video regjistrim ta informojë personin se është duke e xhiruar. Përveç se në rastet kur njoftimi i personit se po xhirohet, i pamundëson ose i vështirëson veprimet në kuadër të autorizimeve policore“, theksoi Mitko Çavkov, Ministër i Punëve të Brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button