LSDM: VMRO -DPMNE – ja në vitin 2008 e ka pranuar ndryshimin e emrit të shteti

­ LSDM­ja sot përmes një kumtese me shkrim akuzoi se ish­kryeministri dhe lider i VMRO-­DPMNE-­së Nikolla Gruevski ka pranuar ndryshim të emrit të shtetit. Në kumtesë thuhet se në vitin 2008, Gruevski si kryeministër është pajtuar me emrin Republika e Maqedonisë (Shkup).

“Edhe vetë Antonio Milloshovski nga VMRO­DPMNE­ja, si ministër i Punëve të Jashtme, në një letër të dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të KB­së, Ban Ki­mun, pranoi se e kanë pranuar propozimin për ndryshimin e emrit në ‘Republika e Maqedonisë (Shkup)’, por këtë propozim e ka refuzuar Greqia”, theksohet në kumtesë.

LSDM-­ja thekson se kjo është konfirmuar edhe në dokumentet që i publikoi “Uikiliks”, si dhe në bisedimet e përgjuara nga projekti “E vërteta për Maqedoninë”.

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE, vlerëson se akuzat e LSDM­-së se Gruevski e ka dakorduar dhe pranuar ndryshim të emrit të Republikës së Maqedonisë janë tregues se ata janë të obsesionuar dhe frustruar nga ai. Nga partia theksojnë se as ai, e as partia nuk kanë tregtuar, e as madje nuk do të tregtojnë me emrin kushtetues të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button