Si të kujdeseni për një lëkurë të pastër dhe pa njolla

Limoni është një frut që ka një ndikim të theksuar në shëndetin e organizmi tonë. Përvecc ndjesisë së veçantë që krijohet në qiellzë, njerëzve mund t’u shkojnë ndërmend vetëm dy gjëra. Vitamina C si përforcues imuniteti dhe limonadat e ftohta gjatë ditëve të nxehta të verës.

Nëse mendoni se përdorimet e limonit pa përfshirë kuzhinën, mbarojnë me kaq e keni gabim.Vitamina C është thelbësore në sintezën e kolagjenit.

Kur aplikohet direkt mbi lëkurë vitamina C, antioksidantët neutralizojnë radikalet e lira që ju “plakin”. Vitamina C është një dhurues elektronesh dhe në këtë mënyrë në shtresat e lëkurës suaj nuk do të ketë më radikale të lira.

Ajo çfarë duhet të bëni është të aplikoni lëng limomi apo vitaminë C në zonat ku lëkura juaj është më e errët. Kudo që të jenë njollat në trup apo fytyrë, brenda pak ditësh ato do të “zbardhen” duke u njëtrajtësuar më ngjyrën e lëkurës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button