Çfarë ushqimesh nuk duhet të konsumojmë nëse vuajmë nga hipertensioni

Ushqimi mund të ndihmojë në hipertension. Nëse tensioni arterioz është i lartë veprimi i parë që duhet të bëni është reduktimi rreptësisht i kripës dhe i të gjithë ushqimeve që e përmbajnë (sallamrat, ushqimet e ambalazhuar, prodhime furre etj). Gjithashtu kufizoni të gjithë ushqimet e pasur me yndyrna të ngopura, si: mishi, pana, gjalpi, margarina e hidrogjenuar. Ja çfarë duhet të (mos) konsumoni konkretisht…

Ushqime që duhen preferuar: hudhra, qepa, frutat e freskët, lakra. Përdorimi i vazhdueshëm i hudhrës jep rezultate fantastike. Tri kokrra hudhra në mbrëmje ndikojnë shumë mirë në uljen e tensionit.

Ushqime që duhen kufizuar: Kripa e gjellës, të gjithë ushqimet që përmbajnë kripë të fshehur, erëzat, sallamrat, mishi i kuq, djathërat, pijet alkoolike, frutat e thatë.

Kurimi përmes çajit me bimë
Mund të valoni gjethe ulliri dhe lule murrizi. 5 gram gjethe ulliri, 10 gram lule murrizi i ziejmë për 20 minuta në një litër ujë dhe i pijmë gjatë ditës.

Mund të valoni edhe lulesahati, lule portokalli dhe gjethe ulliri.

Ziejmë për 10 minuta në një litër ujë 20 gram lulesahati, 5 gram lule portokalli, 15 gram gjethe ulliri. Përzierjen e përgatitur e pijmë gjatë ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button