Todorov: Mbi 300 mjekë në vit i dërgojmë për specializim

Mbi 300 mjekë në vit dërgojmë për specializim, ndërsa 20 janë nga Spitali i Përgjithshëm në Strumicë.

Këtë e theksoi ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, i cili së bashku me kryetarin e Qeverisë, Emil Dimitriev dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski mbrëmë e vizituan  spitalin dhe bënë kontroll në punët ndërtimore  të degës së re  në atë institucion shëndetësor publik  në të cilën do të vendosen Qendra urgjente dhe tetë reparte.

Potencoi se me specializimet plotësohet ajo që nuk është bërë në periudhën nga viti 2002-2006.

“Në specializime nga Strumica kemi dërguar 20 mjekë, prej tyre 20 janë në Maqedoni dhe dy në Beograd, Serbi. Ajo është lloj tjetër i vlerës së shtuar. Jo se tonët janë më kualitativ, përkundrazi, por që të ketë edhe shkollë tjetër nga ndonjë vend tjetër. Këto 20 kuadro seriozisht do ta përforcojnë spitalin”, potencoi Todorov.

Sqaroi se në rrjedhë është edhe procesi i bashkëfinancimit të specializimeve private, në shpalljen e tij të dytë janë paraqitur 170 mjekë. Ai konsideron se me të do të kryhet edhe çështja e specializuesve  në qytetet më të vogla, sepse këto kuadro do të punësohen  në qendrat ku kanë aplikuar. Në pajtim me dakordimin, tha ministri, ato marrin rrogë mesatare mujore.

“Kur ka të bëjë me projektin e edukimit të kuadros mjekësore në vendet e huaja, mund të them se deri tani janë përfshirë 2.200 persona. Në fillim kur filluam, kishim normë 500 dhe na dukej e pamundur. Por, dy vite me rradhë dërgojmë nga 1.000 mjekë ose infermiere. Ky projekt është i rëndësishëm  edhe nga një segment tjetër, jo vetëm që do të fitojnë shkathtësi profesionale por edhe organizative, kulturë të hospitalizuar, sjellje ndaj pacientëve, ndaj kolegëve”, theksoi Todorov.

Sipas tij, në pesë vitet e fundit, në nivel të Maqedonisë në sektorin shëndetësor publik janë punësuar mbi 4.000 persona,  në një pjesë më të madhe ose mbi 90 për qind e personelit mjekësor, ndërsa të tjerët informacistë, fizikant.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button