Real Madridi kampion i Evropës! (VIDEO)

Real Madridi është kampion më i ri i Evropës. Skuadra e udhëhequr nga strategu Zinedin Zidane ka arritur të mposht me anë të penalltive 5-3 skuadrën e trajnerit Diego Simeone.

‘Los Blancos’ shkruajnë historinë pasi si askush më parë kanë fituar 11 herë kompeticionin më të rëndësishëm evropian.

90 minutat e para përfunduan me barazim pas golave nga Ramos dhe Carrasco, ndërsa nuk pati ndryshim rezultati në vazhdime. Pas 120 minutave lojë, e pa fat edhe kësaj radhe Atletico në një finale që do të mbahet mend gjatë për nga rivaliteti në fushë.

Reali ishte i saktë nga 5 gjuajtjet nga penalltia, ndërsa dështimi i Juanfran ishe vendimtar për Atleticon. Ylli portugez Ronaldo  shënoi penalltinë e fitores për Realin./ Portalb

Statistikat e ndeshjes:

Real Madrid 1-1 Atletico F.T. (A.E.T):

Posedimi i topit: 50%-50%

Shuta: 24-17

Saktësia e pasimeve: 86%-83%

Bllokimet: 16-19

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button