Majkrosoft ofis specialist më i mirë do të udhëtojë në garën botërore në Orlando

Përmes garës kombëtare për Majkrosoft ofis specialist, të organizuar nga Sertiadria, Maqedonia për herë të parë merr pjesë në garën  në suaza botërore,  duke e treguar gatishmërinë dhe aftësitë  kompjuterike të nxënësve nga shkollat fillore, të mesme dhe studentët e moshës prej 13 deri në 22 vjet.

Gjithsej 1.430 kandidatë  nga gjithë  Maqedonia, në periudhën nga nëntori i vitit 2015 deri në maj të vitit 2016,  kaluan 1.960 teste për Word, Excel, PowerPoint nga MS Office 2010 dhe 2013. Të gjtihë ata të cilët i kaluan testet  morën certifikata globale të pranuara, si vërtetim për IT diturinë e fituar, të nevojshme për çdo proces në zhvillimin e aftësisë profesionale.

Të radhitur sipas rezultateve më të larta, 45 studentët më të mirë sot garojnë për titullin Majkrosoft ofis specialist nga Maqedonia, në njohjen e MS Word, Excel ose PowerPoint.

“Çdo dituri meriton të pranohet,  por edhe të konfirmohet me diplomë adekuate. Qëllimi ynë është t’i nxitim të rinjtë të tregojnë se dinë, por edhe ta valorizojnë diturinë e tyre përmes marrjes së certifikatës  të njohur dhe të pranuar gjithkund në botë, i cili në bashkësinë e arsimit dhe të biznesit  është dëshmi e vetme valide  për posedimin e aftësive  kompjuterike. Mbajtja e llojit të tillë të garave  është vetëm mundësi shtesë  për nxënësit tonë,  t’i masin forcat e tyre në nivel botëror, ndërsa dituria e tyre të shpërblehet  me udhëtim në Orlando, Florida”, deklaroi Valentina Taseva, përfaqësuese e Sertiadria dhe menaxhere e përgjithshme e Semos Edukimit.

Gara finale mbahet në i-bank store në Stopanksa bankën SHA-Shkup, e cila tërësisht do ta sigurojë  shpërblimin kryesor: udhëtim në garën botërore në Orlando, Florida të fituesit i cili do ta mbajë titullin Majkrosoft ofis specialist në Maqedoni.

Nga janari i vitit 2016 edhe qyteti i Shkupit u bë partner në organizimin dhe zbatimin e garës së parë kombëtare për Majkrosoft ofis specialist, në atë mënyrë që i përkrahë 500 nxënësit më të mirë  nga të gjitha shkollat e mesme të cilat janë në kompetencë të tij, duke u mundësuar provim falas për Majkrosoft ofis zyrtar. Përveç Sertiadria, Majkrosoft Maqedoni, Stopanska banka dhe qyteti i Shkupit, gara kombëtare është përkrahur edhe nga Shoqata e informacistëve të Maqedonisë, komuna e Strumicës dhe Semos edukimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button