Enver Hoxha, mit dhe idhull i pathyer

Në pranverë të viti 1981, filluan demostratat në Prishtinë. Policia dhe ushtria jugosllave ndërmorën masa të ashpra represalje. Vranë dhjetëra demostrues. Mbi njëqind të rinj dhe studentë kaluan kufirin dhe u arratisën në shtetin amë Shqipëri, duke menduar që do të jenë të sigurtë. Agjentët e sigurimit sapo hyjnë në kufirin shqiptar i burgosën me  pranga dhe i futën  në qeli, duke i akuzuar se janë spiunë dhe agjentë të UDB-së jugosllave. Pas disa muajve, sipas marrëveshjes, që kishin dy qeveritë, Shqipëria ua dorëzoi jugosllavëve. Asambleja e Kombeve të Bashkuara, nëpërmjet një resolute, dënojë dy shtetet, pasi ata sipas konventës ndërkombëtare shkelën në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut. Shqipëria, sipas konventës së Gjenevës duhet t’ua dërgojë komisariatit të OKB-së në Itali ose Greqi, pasi ata kishin status politik. Unë më 1986, kisha lexuar veprën e autorit Pero Zlatar ‘Biografia politike e Enver Hoxhës’. Ministrit të jashtëm Reis Malile, as që iu skuqën veshët me dënimin e rezolutës së Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, shkruante autori dhe studiuesi i Europës juglindore.

Është absurd që një lidership i shkolluar në perëndim u bë formula utopike, infektuese, një indoktrinim i vrazhdë dhe i trilluar. Enver Hoxha u frymëzua në idealet dhe mësimet e mentorit të tij Stalinit, për të cilat kishte simpati dhe ishte adhurues i tyre. Zlatar shkruan, po të vëmë në peshore, se cili nga këta despot, ka bërë krime më shumë, nuk ka diference mes tyre janë të barabartë. Ish disidenti komunist malazes ‘Milovan Djilas’ në fund të viteve 80 shkruan: Qeveria jugoslllave në mënyrë spontane, ka ndjekur një politikë diskriminuese ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni.

E vërteta nuk ishte se Hoxha mbronte kauzën e kombësisë shqiptare në Jugosllavi. Diskursi politik i Hoxhës ishte, gjithë kombi shqiptar në një shtet stalinist. Edhe po të ishte Kosova republikë shkruante Djilas, Hoxha nuk do të ishte i kënaqur do të vazhdonte armiqësinë propagandën, ambiciet dhe ekspansionin e tij ideologjik, ndaj kombësisë shqiptare. Enver Hoxha pati fatin që sundoi gjysmën e kombit. Sikur Kosova dhe trojet e tjera, me kombësi shqiptare të ishin të bashkuara në një shtet, thotë, Djilasi, Hoxha nuk do të kishte forcë, ti mbajë nën thundër dhe diktat, pasi veriorët, Kosova ishin ultra nacionaliste. Dy shtete patën fatin që u shkëputën nga kampi i lindjes, Hoxha zgjodhi opsionin më të kobshëm, vazhdon Djilas.

Në fund më mirë Shqipëria të mbetej në kampin e shteteve komuniste, do të merrte frymë më lirë, do të ishte më mirë dhe në favor të kombësisë shqiptare. Ata do lëviznin të lirë, do të studionin, shkonin në Shqipëri, siҫ shkonin gjithë qytetarët në shtetet e Europës lindore. Hoxha më tej vazhdon Djilas, acarimi dhe armiqësia ndaj RFJ më së shumti, ka shkuar në dëm të kombësisë shqiptare. Pas rezolucionit të Inforbiros, fillim të janarit 1948, Tito u shkëput nga Stalini, Shqipëria ngeli dhe më tej. Tito filloi hapjen me perëndimin. Enveri duke parë, hapjen e Jugoslllavisë me perëndimin, shqiptarët në një shtet proeuropian do të ishte me rrezik për të. Të dy liderët komunist ngelën armiq të urryer deri në vdekje. Agjenda politike e Enver Hoxhës, kinse mbrojti kauzën e shqiptarëve në Jugosllavi, ishte propagandë abstrakte, megalomani e kulluar. Enver Hoxha 40 vjet u bëri padrejtësi historike edhe pjesës së mbetur të kombit shqiptar. Ismail Kadare thotë, se në tekstet shkollore ishte e ndaluar, Kosova dhe shqiptarët jashtë kufirit të përmenden. Në shtypin dhe gazetat jugosllave Enver Hoxha, ishte shndërruar në subject tallje. Shumë herë në opinion, ironia therëse e urrejtjes ndaj kombësisë shqiptare, përdorej si alibi në biseda. Pse ankoheni, jetoni më mirë se në shtetin amë, keni patur fat, që nuk ngelët, në shtet me një diktaturë të egër dhe stalinist.

‘Hymë nga dera, dolëm nga dritaret’

Në verë të vitit 1986, në Ulqin, kisha takuar një ndër 103 të rinjve kosovar, që u arratisën në pranverë të vitit 1981, në Shqipëri. Shumica militant dhe të përndjekur politikisht nga sigurimi dhe policia jugosllave. Ishte dhe nostalgjia dhe adhurimi ndaj shtetit amë. Disa të prekur nga propaganda, imazh i rrejshëm duke trumbetuar thashë e thëna, gjithë popujt i kanë lakmi dhe zili Shqipërisë. Zotëria i zhgënjyer tregonte prologun, episodin e hidhur, që nuk e kishte pritur në jetë atë shok, skenë makabër dhe kurthi. Ai rrëfente, pasi kaluam kufirin na morën, dhe na futën nëpër qeli, duke na marrë në pyetje. Pse keni ardhur? Kush ju ka dërguar? Më në fund na akuzuan si agjentë dhe spiunë jugosllav. Më kujtohet një mëngjes, me një kamion të blinduar, na dorëzuan para kufirit jugosllav. Në atë kohë akoma Ministria e Mbrojtjes nuk kishte filluar, masat e rrepta dhe represaljet. Pas dy javëve na liruan. Hymë nga dera, dolëm nga dritaret.

‘Enver Hoxha, fatkeqësi e gjithë kombit’

Enver Hoxha, ishte miti dhe idhulli i shqiptarëve në Jugosllavi. Ҫdo kompot që zbulonte diktatori si dhe ҫdo pastrim, represalje, persekutim, që ndërmerrte te shumica e shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni justifikohej dhe arsyetohej. Miti dhe kulti i diktatorit mbeti i pathyer deri në përmbysjen e komunizmit. Për shumë intelektualë dhe akademikë, në Prishtinë, personaliteti dhe figura e Hoxhës mbeti tabu dhe kompleks. Elita intelektuale dhe qarqet akademike, e dinin se është një ndër tiranët dhe diktatorët më të ashpër, ndër shtetet komuniste, por nuk guxonin hapur të kritikonin. Në opinion, po të sulmohej Hoxha, fillonin etiketa, akuzat, sharjet dhe tradhtia kombëtare. Pas përmbysjes së diktaturës në Shqipëri, shumë pak është shkruar në gazeta dhe media, për mëkatet dhe padrejtësitë e shqiptarëve në ish Jugosllavi, që u bëri makineria dhe propaganda politike e Enver Hoxhës. Ai kontribuoi në heshtje, si fantazëm edhe më tej regjimit titist, për ti shtypur dhe diskriminuar edhe më shumë shqiptarët. Ambiciet ekspansioniste dhe kauza politike e Enver Hoxhës ishte e fokusuar, në një ideologji ҫoroditëse mbi të gjitha, prirja dhe tendenca për ti futur gjithë shqiptarët në një bastion dhe shtet stalinist.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button