Thaçi gjatë takimit me Danielsonin: Shkaktarët e krizës VMRO-BDI, vazhdojnë me veprime të njëanshme

Sot në zyrën e Bashkimit Evropian në Shkup, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi realizoi takim me Drejtorin e përgjithshëm të drejtorisë për zgjerim në Komisionin Evropian, Kristian Danielson.

Në takim u bisedua për krizën politike në vend dhe pikëpamjet e PDSH-së për tejkalimin e kësaj situate.

“Kryetari Thaçi theksoi se shkaktarët e krizës VMRO-BDI vazhdojnë me veprimet e tyre të njëanshme dhe të papërgjegjshme për çështjet të cilat ishin pjesë e bisedimeve dhe për të cilat duheshe të arrihet konsensus në mes të katër partive më të mëdha politike në vend, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të SHBA dhe BE. Thaçi më tej vlerësoi se rrugëdalja e vetme nga kjo situatë është vazhdimi i dialogut të mirëfilltë politik me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar, që kërkon një qasje të re dhe vullnet të fortë politik nga të gjitha palët.

Gjithashtu, Kryetari Thaçi potencoi se zgjidhja e çështjes së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike, si dhe përmbushja e kushteve demokratike për të pasur zgjedhje të besueshme pa marr parasysh se kur do të mbahen ato, ngelin si çështje thelbësore dhe të domosdoshme për Partinë Demokratike Shqiptare”, njoftojnë nga PDSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button