Mbi cekëtarinë që shitet si gazetari në viset shqiptare

80 milionë gjermanë nuk i kanë në televizionet e tyre më shumë se 8 emisione të debatit politik gjatë një jave! Ndërsa më pak se 8 milionë shqiptarë në Ballkan brenda një mbrëmjeje i kanë së paku 8 emisione, ku debatohet për politikë, sport, fe, ekonomi, vija ku€tare, korrupsion, gjeopolitikë…

Në këto debate më së paku ka gazetarë. Me bollëk, ndërkaq, ka sekserë të krimit të organizuar, agjentë partiakë, snobë që dijen e tyre të cekët e bartin si kambanë dashi, të frustruar që ambiciet e tyre personale politike përpiqen t’i maskojnë e t’i shesin si halle e zavalle publike, të marrë që studiot televizive i kanë shndërruar në qymeze, ku një ditë – gjatë emisionit – mund të shfaqet edhe ndonjë kamerier me tabaka në dorë duke marrë porosinë. «Makiato me shkumë e pa shkumë?»

Për këtë lloj gazetarie kroatët e kanë shpikur një fjalë fantastike: «DNOvinarstvo». Që në shqip i bie: Cekëtari!

Cekëtaria prodhon kakofoni. Në kakofoni dëgjohen ata që bërtasin më shumë. Cunami i cekëtarisë është i pamëshirshëm. Godet çka të gjejnë para vetes. Valë llomotitjesh godasin publikun jo për ta informuar, kjo po dihet tashmë, por për ta dezorientuar, për ta bërë qytetarin të paaftë të krijojë mendim logjik. Prej askujt nuk ka frikë më të madhe pushteti se nga qytetari që është në gjendje të mendojë me kokën e vet, të jetë kritik e dyshues.

Në viset tona, nga Prishtina në Shkup deri në Tiranë, shumica e mediumeve (me përjashtim të rasteve të rralla që duhet lavdëruar) nuk e informojnë qytetarin, por e trullosin për ta manipuluar më lehtë – në fushata elektorale, në zgjedhje, në momente kur pushteti dridhet nga ndonjë aferë. Këtë cekëtari e prodhojnë njerëz që gazetarinë e shfrytëzojnë vetëm si trampolinë – për t’u bërë politikanë apo për të shantazhuar politikanë, për të grabitur ndonjë kofshë nga vegshi i pushtetit, për të krijuar favore personale dhe familjare, për të punësuar dajë e kushërinj në institucione publike, për të blerë një banesë, një xhip të shtrenjtë dhe për të €nancuar jetën luksoze.

Në emisionet e televizioneve gjermane nuk bën vaki që gazetarët – gjatë transmetimit – të lexojnë pyetjet në telefon, të cilat u vijnë nga selitë partiake apo grupe interesi. Nuk bën vaki diçka e tillë as para dhe as pas emisioneve. Në viset shqiptare, ndërkaq, një «analist» et, të tjerët lexojnë mesazhet në telefon. Këto skena janë, në fakt, ceremoni e varrimit të gazetarisë.

Politikanët shqiptarë, të mençur deri në djallëzi, e kanë kuptuar mirë këtë – dhe janë bërë pjesë e lojës. Postojnë pandërprerë porosi e mesazhe në Facebook e Twitter dhe janë të sigurt se mediumet do t’i marrin e shpërndajnë llomotitjet e tyre pa asnjë ndërhyrje publicistike, pa asnjë pyetje kritike, pa asnjë korrigjim, pa asnjë veri€kim faktesh. Filan politikani deklaron diçka kundër oponentit të tij dhe menjëherë gjendet në krye të gazetave e portaleve. Pastaj përgjigjet oponenti, natyrisht në Facebook, dhe prapë mediumet bëjnë të njëjtën gjë. Kështu mediumet janë shndërruar në distributore të llafeve të politikanëve

Në numrin e parë të gazetës «Le Salut Public» (E mira publike), që doli më 13 mars 1848 në Lyon të Francës, thuhej: «Shtypi, befas i çliruar nga prangat, që e ku€zonin lirinë e veprimit dhe bllokonin zhvillimin, sot po arrin një autoritet dhe ndikim të papritur». Në kohën e digjitalizimit të çdo gjëje mediumet në viset shqiptare po i vënë pranga vetes, duke groposur autoritetin dhe hequr dorë nga roli i pushtetit të katërt dhe duke u shndërruar në distributor të agjendave të pushtetit apo grupeve të interesit. Qëllimi i cekëtarisë është degradimi i lexuesit në klikan – kliko dhe vazhdo të përtypësh lugën e plastikës së makiatos deri në skandalin e radhës, Kallashi apo Linda Morina, maturantja më e zhveshur apo maturanti me veturën më të shtrenjtë, të cilën ia kanë dhënë prindërit për të de€luar në kasaba.

Në vitet ’80 në Radio Prishtinë fliste për libra Ibrahim Rugova, në vitet ’90 jepnin mendime për politikën Fehmi Agani dhe Gazmend Zajmi, sot në pothuaj të gjitha studiot televizive de€lojnë Gëzim Kelmendi, Shefqet Krasniqi, banalistët dhe ndonjë «pevačicë» kafehanesh. Andaj, askush të mos befasohet që gati të gjitha intervistat mbarojnë me pyetjen lapidare: «A keni diçka për të shtuar në fund?»

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button