Gjykimi “Kumanova”: Shtyhet seanca, gjykatësja në pushim mjekësor

Seanca gjyqësore për ngjarjet e Kumanovës 9-10 maj, e cila duheshte të vazhdonte sot në ora 10 është anuluar përsëri, transmeton Portalb.

Seanca është anuluar sepse gjykatësja që e udhëheq lëndën, Verka Petkovska është në pushim mjekësor, kumtoi gjykatësi i dytë i lëndës Goran Boshevski.

Seanca e radhës është caktuar më 31 maj, të martën, në sallën e madhe të Gjykatës Supreme, ora 10.

29 të akuzuarve për ngjarjet e Kumanovës iu kanë bashkëngjitur edhe 8 të akuzuarit tjerë nga rasti “Rrufeja”, ku 8 persona akuzohen për mbështetje logjistike të grupit të Kumanovës në Lagjen e trimave.

Sipas informatave, procesit gjyqësor do të fillon nga fillimi, për shkak bashkimit të dy lëndëve./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button