Për Gruevskin ata që janë kundër regjimit janë sektarë

Ish kryeministri, lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në intervistën e tij dhënë telegraf.mk ka etiketuar sektorin civil- protestuesit kundër qeverisë, si sektar, transmeton Portalb.

Në pyetjen se çfarë nenkupton kur ju drejtohet sektorit civil me sektar, ja se si është arsyetuar Gruevski:

“Ja një shembull që ma ka treguar njëri prej pjesëmarrësve në ligjeratat e tyre, mendoj se ishte diku më vitin 2009. Duke u folur kundër politikave të Qeverisë kanë kërkuar nga të pranishmit që të hypin mbi tavolinë, të kërcejë dhe ta shkel programin politik të VMRO-DMNE-së. Çmenduri totale! Ose kërkesë që njëzëri të përsërisin “Kjo Qeveri nuk vlenë”. Dhe gjëra të ngjashme. Ka edhe metoda më të sofistikuara. Disa nuk bien pre e indoktrinimit por rrinë aty, sepse ju duhen para, dhe heshtin. Indoktrinim të të rinjve që mos ta njohin Maqedoninë si shtet të tyre”, ka theksuar Gruevski.

Më sulmet ndaj Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Gruevski si “sektar” i ka kualifikuar bashkëpunëtorët më të afërt që kanë bashkëpunuar më Fondacionin sorosian, shkruan Dojçe Vele, transmeton Portalb.

Sipas të dhënave të Fondacionit Shoqëri e Hapur, kryetari aktual i Maqedonisë ka qenë pjesë e Këshillit udhëheqës (2002-2004) në po të njëjtin fondacion. Pasko Kuzman, gjithashtu, Pastaj, ambasadori aktual në Londër, Jovan Donev.

Siç kumtojnë nga aty, Ilija Dimovski ka qenë pjesë e Këshillit për ndarje të bursave për programe rinore. Shfrytëzues të granteve kanë qenë edhe Toni Mihajllovski dhe Antonio Milloshoski./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button