OJQ-të: Nuk ka bisedë me ata që kërkojnë ndalim të organizatave të shoqërisë civile dhe plumba për qytetarët!

“Delegacioni i BE e anuloi takimin konsultativ mes organizatave dhe lëvizjeve të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të ambasadave të vendeve – anëtare të BE, i cili ishte i caktuar për sot, 25 maj, në orën 10. Ky vendim i komunitetit ndërkombëtar vjen pas presionit të organizatave dhe lëvizjeve të shoqërisë civile, të cilat nuk u pajtuan për t’u ulur në të njëjtën tryezë me strukturë si GDOM. Me qëllim që publiku të jetë i informuar plotësisht dhe në mënyrë objektive, e ndajmë me opinionin publik qëndrimin e përbashkët të organizatave dhe lëvizjeve të shoqërisë civile për këtë ngjarje, njoftojnë organizatat e shoqërisë civile.

 

Ata informojnë se kanë vendosur të mos marrim pjesë në konsultimet me ambasadorin e BE-së, Aivo Orav, si dhe me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në Maqedoni, ku janë të ftuar edhe përfaqësues të lëvizjes të ashtuquajtur GDOM, të cilët haptazi përhapin urrejtje dhe nxisin dhunë.

“Theksojmë se i mbështesim plotësisht përpjekjet e Bashkimit Evropian dhe të shteteve – anëtare për të kanalizuar të gjitha kapacitetet demokratike dhe qytetare në drejtim të daljes nga kriza aktuale politike. Por, njëkohësisht alarmojmë se demokratizimi i shoqërisë sonë është nuk është i mundur përmes diskutimeve, negociatave dhe konsultimeve me ata që haptazi kërkojnë ndalimin e organizatave të shoqërisë civile, plumba gome për qytetarët që protestojnë dhe pllaka betoni për ata që nuk janë bashkëmendimtarë ose janë të ndryshëm”, shtojnë OJQ-të.

Sipas tyre, duke pasur parasysh se në procesin e zgjidhjes së krizës është e nevojshme të përfshihen përfaqësues të pavarur të shoqërisë civile, theksojmë se ata përfaqësues patjetër duhet të kenë një minimum të kapacitetit demokratik dhe të respektojnë vlerat themelore kushtetuese të Republikës së Maqedonisë. Në këtë drejtim, shoqërinë civile e kuptojmë si një bashkësi të individëve, grupeve, organizatave, komuniteteve dhe lëvizjeve që kanë qëndrime politike të artikuluar qartë, që nuk janë monolite, por që kanë qëllim të sinqertë për të përmirësuar dhe demokratizuar shoqërinë dhe për të përfaqësuar interesat e qytetarëve.

Thirrjet për ndalimin e OJQ-ve, linçi i atyre që mendojnë ndryshe, mbjellja e urrejtjes dhe nxitja e dhunës nuk është dhe nuk mund të jetë as interes i qytetarëve, as të shtyjë procesin në një drejtim demokratik, e as të jetë hap për të dalë nga kriza. Paralajmërojmë se përfshirja dhe respektimi i strukturave të tilla destruktive në diskutime, konsultime dhe negociata mund të përkeqësojë më tej situatën në vend, sidomos duke pasur parasysh se ato janë produkt i drejtpërdrejtë dhe manifestim i dëshirave dhe direktivat të udhëheqësisë së partisë në pushtet, e jo përfaqësues i qytetarëve ose grupeve qytetare. Për fat të keq, GDOM dhe strukturat e ngjashme janë vello, pas të cilës fshihen detyrimet dhe shantazhet mbi qytetarët për të dalë në kundër-protesta. Organizatat dhe lëvizjet tona janë në dispozicion me të gjitha kapacitetet e tyre dhe janë të gatshme që të kyçen në zgjidhjen e krizës, qoftë nëpërmjet analizave dhe propozimeve për politika, ose përmes vendosjes të lidhjes të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe avokimit për të drejtat, nevojat dhe kërkesat e tyre”, përfundojnë 17 organizatat dhe lëvizjet civile.

Deklaratë e përbashkët e OJQ-ve:

ADI
Eko-Vetëdija
Instituti për të Drejtat e Njeriut
Koalicioni Të Gjithë për Gjykim të Drejtë
LGBTI Qendra për Përkrahje
Qendra Maqedonase për Arsim Evropian
Forumi Arsimor Rinor
Transparenca Maqedoni
Tribunus Civilis
Fondacioni Metamorfozis
Fondacioni Instituti Shoqëria e Hapur – Maqedoni
Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni
HOPS – Opsione të Jetë të Shëndetshme Shkup
Qendra për Komunikim Qytetar
Qendra për Zhvillimin e Mediave
Qytetarët që protestojnë për Revolucionin e Larmë / Protestoj
CIVIL – Qendra për Liri

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP