Urania Pirovska dhe Mirjana Najçevska dënohen me nga 50 euro

Pas rreth 20 minutave dëgjim në stacionin policor në Shkup “Beko”, ka përfunduar biseda informative e kryetares së Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, Urania Pirovska, ndërkaq profesoresha universitare dhe aktivistja për të drejtat e njeriut Mirjana Najçevska, e ka bojkotuar dëgjimin dhe në vend të saj ka dërguar avokat, raporton Portalb.

Aktivistet u dënuan me nga 50 euro për gjuajtje të ngjyrës drejt institucioneve. Pirova edhe pse e ka pranuar veprën, nuk e ka nënshkruar urdhërpagesën, sepse sipas saj është e drejtë legjitime ngjyrosja e objekteve, ndërkaq Najçevska ka thënë se për ngjyrosjen e objekteve do të kërkojë autorizim të veprës nga  Ministria e Kulturës sepse atë e vlerëson si zbukurim ndaj institucioneve.

“Pranova se kam hedhur ngjyrë drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kërkova që të m’i tregojnë inçizimet por nuk i kishin.  U tregova se nuk ndjehem fajtore sepse është e drejtë legjitime”, tha Pirovska.

Ajo siguroi se do të vazhdojë për ta shprehur revoltën e saj deri në fund.

Najçevska, tha se me anë të thirrjeve nëpër biseda informative pushteti po mundohet që t’i frikësojë qytetarët që të mos dalin në protesta.

Protestuesit për përkrahjen e Urania Pirovskës dhe Mirjana Najçevskës
Protestuesit për përkrahjen e Urania Pirovskës dhe Mirjana Najçevskës

“Kriminelët janë kapur në vepër. Për këtë arsye këta po mundohen t’i blejnë organet gjyqësore, me qëllim për  t’i frikësuar qytetarët. Sa i përket ngjyrosjes do t’i dërgoj letër Ministrisë së Kulturës që të ma pranojnë veprën autoriale – ngjyrosje e projektit “Shkupi 2014”, tha aktivistja Najçevska.

Pënrdyshe, në mëngjesin e sotëm qindra qytetarë me thirrje dhe pankarta, “Çavkov tregoje veten”, “shtet policor”, “nuk ka drejtësi nuk a paqe”, u mblodhën përpara stacionit policor “Beko” në Shkup, për t’u dhënë përkrahje aktivisteve, Najçevska dhe Pirovska, të cilat për sot u ftuan në bisedë informative për shkak të pjesëmarrjes në protestat e “Revolucionit Laraman”, në të cilat, sipas MPB-së, është bërë shkelje e ligjit për pastërti, gjegjësisht është gjuajtur ngjyrë drejt institucioneve të shtetit, raporton Portalb.

Kundërprotestues
Kundërprotestues

 

Përderisa qytetarët protestonin përpara stacionit policor “Beko” për t’i përkrahur dy aktivistet, një grup i vogël i qytetarëve ka dalë në kundër protestë, gjegjësisht me pankarta se “aktivistet janë huligane”, “populli nuk është budalla” dhe me thirrje të ndryshme kundër aktivisteve.

Protestuesit dhe kundërprotestuesit janë afruar dhe në mënyrë verbale janë përleshur, megjithatë, policia ka arritur që t’i shpërndajë të dy grupet, duke evituar përleshje fizike.

E gjithë kjo ka ndodhur gjatë kohës kur Pirovska ka qenë brenda stacionit policor duke dhënë deklaratë.

 

Sipas “Revolucionit Laraman”, MPB në krye me ministrin Mitko Çavkov, po bën trysni ndaj protestuesve duke i frikësuar me thirrje nëpër biseda informative dhe më pas duke i dënuar.

Ata shtojnë se nuk e kanë ndërmend që të ndalen edhe pas presioneve nga pushteti, transmeton Portalb.

Ditë më parë, në bisedë informative u thirr edhe profesori universitar, Gordan Kallajxhiev, dhe më pas i njejti u dënua me 50 euro, për hedhje të ngjyrës ndaj institucioneve, nga dispozitat e ligjit për pastërti.

rrrrr

bbbb

11111

4444

33

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button