Pandemia e emigrantëve dhe frika nga terrorizmi

Shekulli i megavdekjes do ta quante Zbignjev Brzhezhinski Evropën e shekullit XX, ku përgjakja e tokës me viktima ishte iluzioni “mazohist” i politikës së marrë totalitare. Por edhe itinerari i shekulli të ri nuk qëndron aspak larg politikës famëkeqe të së kaluarës, ndonëse nuk është e nevojshme të krahasojmë kronikën numerike të të vararëve pasi që këto shifra qëndrojnë në arkivat e Madridit, Londrës, Parisit e Brukselit të cilët i përjetuan në palcën e tyre terrorin makabër.

Sot Evropa përballet me një tjetër problematikë politike ku sado që tregohet solidare në njërin krah po e pëson përgjakshëm në krahun tjetër. Pas antisemitizmit dhe holokaustit që duket sikur përmbyllën faqen e shekullit të kaluar vitet e fundit  është paraqitur një ksenofobi e re njerëzore që i përngjet kanibalizmit të shkaktuar nga sulmet kamikaze.

Fundamenti i kësaj problematike qëndron në humanizmin e emigrantëve në njërën anë dhe frikën nga terrorizmi në anën tjetër.

Dialektika humane e pritjes së emigrantëve sirian nëpër shtetet e Evropës Perëndimore ka ngjallur debate të mëdha politike dhe mediatike. Duke pasur parasysh se politika evropiane në njërën anë synon mbështetjen financiare të shteteve që janë në krizë dhe në anën tjetër  strehimin e përkohshëm të popujve që ikin nga detonimet dhe shkatërrimet e luftës, nikoqirësia aktuale e popullit sirian ka zgjuar polemika mediatike në mbarë botën pasiqë përpos sajdisjes humanitare egziston rreziku nga ndonjë radikalist i fshehtë i cili punon, gjurmon dhe informon rrjetin e tij për ndonjë sulm të mundshëm. Ndonëse është vështirë t`i kontrollosh kufijtë, stacionet dhe pistat që janë shënjestër sepse apologjetët e xhihadizmit po lëvizin tinëzisht në çdo cep të rrugëve evropiane. Faktikisht Evropa është në luftë me emigrantët, ashtu që duke përndjekur zhvillimet socio-politike të aktualitetit do të doja ta përkujtojë pak Evropën e shekullit të kaluar dhe eksodin e emigrantëve kosovarë sepse përpos historisë vrastare, në raport me kontinentet tjera Evropa është treguar më humane ndaj emigrantëve të ikur nga lufta.

Nuk duhet harruar se fatin që sot ka populli sirian shqiptarët kosovarë e kishin rreth para dy dekadave. Mijëvjeçari i dytë i shekullit të kaluar u mbyll me debatin për emigrantët kosovarë. Shkatërrimet masive, masakrat dhe dhunimet makabre të cilat u shfaqën nëpër të gjitha mediat televizive dhe faqet e shtypit ditor, ndikuan fuqishëm që shtetet evropiane të hapin dyert për të strehuar popullin e dëbuar kosovarë.

Kur Evropa i priti emigrantët kosovarë në vitin 1999 nuk pati frikë se mund të kishte sulme terroriste, sepse akoma nuk kishte shqiptarë që e njollosnin veten si “muxhahedinë”. Mbi të gjitha shqiptarët i shfrytëzuan mundësitë që iu dha Evropa dhe përfituan edhe si individ edhe si komb, pa shënuar asnjë incident që mund ta trondiste botën.

Me zemërgjerësinë e saj Evropa sot hapi dyert edhe për popullin sirian, gjë të cilën nuk mundën ta bëjnë shtetet aziatike “me fisnikërinë e tyre muslimane”. Gjermania ishte e para që hapi portën për pranimin e mbi një miljon sirianëve, e me këtë rsat kancelarja gjermane Angela Merkel pat apeluar “ të ndiqni shembullin e shqiptarëve”. Megjithate është një frikë e përbujshme se brenda këtij populli ka edhe njerëz që punojnë, gjurmojnë dhe informojnë rrjetin e tyre xhihadist për ndonjë veprim dëmprurës. Njerëz rastësor me mjekrra të gjata dhe ferexhe të zeza po ngjallin fobi tek të tjerët përreth. Pa dashur të paragjykoj po konstatoj se paraqitja e tillë fizike është shndërruar në simbol të dhunës dhe terrorizmit në mbarë botën, madje duke mos prekur vetëm sirianët por edhe shumë evropianë të cilët janë konvertuar në islam dhe gjoja po luftojnë për një botë panislamiste. Frika se te tipat e tillë mund të gjendet ndonjë fluskë dinamiti bën që urrejtja ndaj këtyre njerëzve të përhapet me intensitet të lartë madje edhe të konsiderohen si personat më fobik në të gjitha mjediset urbane.

Të freskëta janë memoaret trishtuese të kidnapimeve dhe rekrutimeve të të rinjëve drejt mbrojtjes së kalifatit islam. Kroacia nuk ka për ta harruar ekzekutimin e gazetarit të saj edhe përpos gjithë atyre lutjeve, as Kelni i Gjermanisë nuk do ta harroj abuzimin seksual të dhjetëra vajzave natën e 31 dhjetorit 2015. E pse vallë? Kur ajo i priti me urgjencë, kur ajo u dha strehim emigrantëve, kur ajo u dha bukë, kur ajo u dha ndihmë mjekësore….

Për fat të keq Maqedonia nuk është larg këtyre veprimeve, madje as Kosova e Shqipëria sepse ka mjaft shqiptarë që janë involvuar në rradhët e ekstremistëve islamist dhe që vazhdimisht po punojnë për rekrutim të të rinjëve madje në shumë raste edhe të fëmijëve të mitur. Duke pasur parasysh hakmarrjen nga arrestimet shtetërore, spastrimin e një bote të krishtertë si dhe zbatimin e urdhërave të kryeradikalëve të tyre nuk përjashtohen mundësitë e inicimit të ndonjë skenari vdekjeprurës. Kur jeta është sociale njerëzit planifikojnë udhëtime, ekspedita, vizita, ekskurzione, shfaqje artistike pushime verore e që ndër më të preferuarat mbeten gjithashtu shtetet e Evropës. Sikur të mendonim pak se nuk kemi frikë nga sulmet terroriste…

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button