Hajndëll: Interesi shtetërorë para atij partiak, ka shpresë për dalje nga kriza!

Përfaqësuesi gjerman, Johanes Hajndëll porositi partitë politike që të vënë interesin e shtetit para atij partiak. Ai pas takimit me dy liderët e partive shqiptare, për TV21 deklaroi se ende ka shpresë për zgjidhjen e krizës politike.

“Mund të përsëris vetëm atë që e thash edhe dje. Me siguri e keni parë deklaratën e komisionerit Han dhe përfaqësueses së lartë të BE. Nuk mund të shtoj shumë në atë qëndrim, në atë deklaratë është pak a shumë esecna e tërë situatës. Gjithmonë ka shpresë, por janë politikanët vendor ata të cilët duhet të shohin përgjegjësitë e tyre dhe duhet të vendosin interesat e vendit të parat. Ju falemnderit!”, theksoi Hajndëll.

Në kumtesen e  lëshuar nga Partia Demokratike Shqiptare, thuhet se sjellja e partive në pushtet është e papranueshme, dhe se thellon krizën politike. Sipas drejtuesit të kësaj partie, Menduh Thaçi, rrugëdalja e vetme nga kjo situatë është vazhdimi i dialogut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button