Hajndëll sërish në Shkup në takime me nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Maqedoninë, Johanes Hajndëll sot dhe nesër do të qëndrojë në Shkup në takime me nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, kumtoi Ambasada gjermane.

“Duke u ndërlidhur me vizitën e tij nga java e kaluar, ambasadori Hajndëll sërish do të bisedojë me nënshkruesit politik të marrëveshjes së Përzhinos, si dhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Janë parashikuar edhe biseda me presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov dhe me kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanoski”, qëndron në kumtesë.

Hajndëll gjatë vizitës së parë të javës së kaluar në Maqedoni kishte takime me liderët e VMRO-DPMNE-­së Nikolla Gruevski, të BDI-­së Ali Ahmeti, të PDSH­-së Menduh Thaçi dhe LSDM­-së Zoran Zaev, të cilëve u janë transmetuar qëndrimet e tyre për krizën aktuale politike dhe mundësitë për tejkalimin e saj.

Pas takimeve dyditëshe në Shkup, Hajndëll nuk dha deklarata për mediat. Ambasada gjermane e ka lëshuar vetëm deklaratën e tij të shkruar, në të cilën tha se ka ardhur në Maqedoni që të njoftohet me situatën, se koha është e shkurtër dhe se nevojitet përpjekje e përbashkët nga të gjitha partitë politike që të zbatohen reformat e nevojshme. Theksoi edhe se pret që procesi i tejkalimit të krizës politike që zhvillohet në koordinim me BE­në dhe SHBA­në, të japë fryt.

Ardhja e sërishme e Johanes Hajndëll në Maqedoni koincidon me vizitën e zëvendësndihmës sekretarit shtetëror të SHBA­së Brajan Hojt Ji, i cili gjithashtu është në Shkup në takime me nënshkruesit e marrëveshjes së Përzhinos.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button