VMRO-DPMNE dhe BDI votuan shkarkimin e ministrave të LSDM-së, nuk ka zgjedhje më 5 qershor

Me 96 vota pro deputetët në Maqedoni votuan ndryshimet në Kodin zgjedhor që nënkupton edhe shtyerjen e zgjedhjeve në afat të pacaktuar.

Janë shkarkuar edhe ministrat e LSDM-së, i MPB-së, Oliver Spasovski dhe e Ministrisë për Politikë dhe Politikë Sociale, Frosina Remenski. Janë miratuar edhe dy pikat e rendit të ditës në seancën e 101 të Kuvendit të Maqedonisë. Me 68 vota pro dhe 31 kundër, Mitko Çavkov është emëruar ministër i ri për Punë të Brendshme. Ndërkaq për ministër i Punës dhe Politikës Sociale është caktuar Dime Spasov, raporton Portalb.

Është votuar edhe pika për ndryshimim e Kodit zgjedhor me 101 vota për.

Koordinatori I grupit parlamentar te LSDM-së Goran Sugarevski reagoi menjëherë duke iu drejtuar kryeministrin teknik Emil Dimitriev me mesazhin se VMRO-DPMNE është duke shtyer vendin në një krizë më të thellë dhe skenare të tmerrshëme.
“VMRO –DPMNE dhe BDI janë duke shtyer maqedoninë në skenar dhe me forcë janë duke prishur Qeverinë teknike duke kthyer edhe ministrat e mëparshëm. Institucione në Maqedoni nuk ka. Shkatërruat ardhmërinë e vendit dhe kjo është përgjegjësia juaj. Jeni duke kryer vepër të keqe mbi popullin e vendit”, tha Goran Sugarevski, nga LSDM.
Por Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE u kundërpërgjigj se problem në vend nuk është regjistri zgjedhor ose votuesit fantom por rejtingu I ulët I LSDM-së dhe frika e tyre për përballje me qytetarët.
“Vendimi I Gjykatës Kushtetuese nuk është në përputhje me qëndrimin e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, por ne e pranojmë vendimin. Me qëllim që most ë lejojmë vendi të futet në krizë edhe më të thellë do të vazhdojmë me hapjen e fabrikave të reja dhe vendeve të reja të punës”, tha Ilija Dimovski, nga VMRO.
Deputeti i BDI-së Talat Xhaferi theksoi se me nismën e BDI-së u hap një derë e vogël në këtë kaos politik në të cilin ndodhet vendi, që të dalim nga kjo situatë, prandaj sipas Xhaferit qëndrimet e Sugarevskit janë të pa kuptimta.Njëherit Xhaferi propozoi ndryshim në kodin zgjedhor, me qëllim të anulimit të datës së zgjedhjeve të paraapra për 5 qershor.
“Para parlamentit, para kësaj përbërje dal me propozimligj për ndrzshim të kodit zgjedhor në pjesën që ka të bëjë me përcaktimin e datës së zgjedhjeve të parakohëshme më 5 qershor dhe obligimet e mediumeve që burojnë nga kodi zgjedhor për parafushat fushat zgjedhore dhe pjesën që buron nga zgjedhjet e parakohëshme. Duke mos pasur vendim konkret kur duhet të mbahen ygjedhjet e ardhëshme ideja ishte që dy nenet tanimë të abroguara përkohësisht nga gjzqi kushtetues të vehen jasht funksioni”, tha Talat Xhaferi, nga BDI.

Partia Demokratike Shqiptare nuk mori pjesë në seancën e sotme parlamentare. LSDM ka lëshuar seancën dhe nuk i ka votuar ministrat e rinj të Qeverisë.

received_10209629772283802

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button