Gjykata Kushtetuese në gjendje të “gatishmërisë së plotë”

Gjykata Kushtetuese është në gjendje të “gatishmërisë së plotë”, kështu tregojnë informatat e gazetës “Utrinski”, transmeton Portalb.

A është dalja nga kriza politike nga këto dy pika: Vëtë-shpërbërja e Kuvendit dhe falja e presidentit Gjorge Ivanov do të kërkohet nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese! Duke gjykuar sipas iniciativave të fundit që kanë arritur në arkivin e Gjykatës, ajo është më se e qartë. Të premten iniciativën e ka paraqitur BDI, me të cilën kërkohet vlerësim i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit për shpërbërjen e Kuvendit. Ndërkaq, përpara dhjetëra ditëve është paraqitur edhe iniciativa me të cilët kërkohet vlerësimi i nenit kontestues të ligjit për falje.

Sekretaresha gjeneralë e Gjykatës Kushtetuese, Olivera Filipovska, dje ka konfirmuar se dy iniciativat janë dorëzuar dhe tani është duke u punuar me to, transmeton Portalb.

Dorëzues i iniciativës së BDI-së është deputeti, Talat Xhaferi. Ai vlerëson se nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën shpërbërja e Kuvendit që të mbahen zgjedhjet më 5 qershor. Pas iniciativës për nenin kontestues, gjegjësisht nenin 11 të ligjit për falje, i cili është i vërtetuar në Gjykatën Kushtetuese nën numrin arkivor 96, qëndron shkupjani Milivoj Micevski.

Ky nen ka shkaktuar reagime në publik, sepse juristë të shumtë thonë që nuk ekziston në rendin juridik, sepse është fshirë nga rendi ligjor, gjatë ndryshimeve ligjore në vitin 2009, që para dy muajve i shfuqizoi mu Gjykata Kushtetuese.

Filipovska nuk ka dashur të zbuloje se cilët janë gjykatësit raportues që i punojnë këto dy lëndët, por edhe kur dhe si duhet të pritet të vendosen në rend dite. Ajo tha se nuk bëhet fjalë iniciativa që duhet të shihen si të përbashkëta, por si të ndara, përcjellë Portalb.

Në pyetjen se a është e saktë se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese e ka anuluar vizitën zyrtare në Rusi, për shkak të nevojës që të veprojë menjëherë në këto iniciativa, Filipovska nuk ka dhënë ndonjë përgjigje konkrete.

“Nuk mund të komentoj diçka të tillë. Ka ndodhur edhe më herët që të anulohen vizitat për arsye të ndryshe”, tha Filipovska.

Edhe për skaj arsyeve që të relativizohen arsyet e anulimit të vizitës, megjithatë, informatat e “Utrinskit” thonë që Gjykata Kushtetuese është në “gatishmëri të plotë”. Jo-zyrtarisht flitet se lëndën për vëtë-shpërbërjen e Kuvendit e ka marrë gjykatësi kushtetues, Ismail Dardhishta, ish ministër i Drejtësisë nga radhët e BDI-së.

Është interesante se si do të pozicionohet gjykatësi në lidhje me këtë iniciativë i cili vjen nga radhët e partisë amë, i cili njëherë u deklarua kundër qëndrimit të shumicës së gjykatësve për vendimin për vetë-shpërbërje, por edhe rreth faljes. Në të dy rastet, vendimet janë sjellë me vota 5 “për” dhe 4 “kundër”. Në taborin që kanë votuar kundër përveç Ismail Dardhishtës bëjnë pjesë edhe gjykatësit kushtetues Natasha – Gaber Damjanovska, Gzime Starova dhe Sali Murati. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button