Përfundon e qetë protesta e AAK-së dhe Nismës në Prishtinë

Ka përfunduar e qetë protesta e organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, në të cilën morën pjesë rreth 20 mijë qytetarë, raporton Indeksonline.

Në protestë mbajtën fjalime krerët e partive, të cilët folën për kauzat e protestës gjithëpopullore që u mbajt sot në sheshin “Skendërbeu” në Prishtinë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke folur para të pranishmëve në sheshin “Skënderbeu”, tha se populli shqiptar ka luftuar gjithmonë për të drejtat e tyre, mirëpo në fund ka triumfuar ndaj padrejtësive.

Ai ndër të tjera përmendi edhe dy rreziqet me të cilat po kalon Kosova.

I pari i AAK-së ka përmendur Serbinë dhe Qeverinë e Republikës, të cilat sipas tij po dëmtojnë vendin Kosovën.

Ndërsa, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në fjalimin e tij para mijëra protestuesve ka thënë se sot në sheshin “Skënderbeu” po i bën prapë thirrje qeverisë që të jap dorëheqje.

Ai ka thënë se që nga dita e parë qeveria në vend që të punoj për të mirën e qytetarëve, ajo ka nisur të shes popullin në Pazar, po i marrim vizat e po shesim tokë.

“Ne i meritojmë vizat e tokë nuk japim. Më vonë, nuk do të shkoj shumë larg, do të shihni tjetrin Pazar, do të na thonë se po e pranojmë zajednicën për të formuar ushtrinë, për të cilën ne do të themi jo. Ky koalicion e ka vetëm një preokupim gjithmonë, vetëm gënjeshtrën dhe pazarin me qytetarët”, ka thënë Limaj./ Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button