Hajndëll në takime me përfaqësuesit e nënshkruesve të marrëveshjes së Përzhinës

I dërguari special i Gjermanisë për Maqedoninë, Johanes Hajndëll, i cili qëndron për vizitë dyditëshe në vend, sot do të bisedojë me përfaqësues të partive nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinës, gjegjësisht, VMRO-DPMNE-së, BDI-së, LSDM-së dhe PDSH-së.

Në deklaratën me shkrim për mediat thotë se ka udhëtuar për në Maqedoni që të njihet me situatën dhe thekson se koha është e shkurtër dhe se tani duhet përpjekje e përbashkët nga të gjitha partitë politike që të zbatohen reformat e nevojshme.

“Erdha të njihem me situatën. Bëhet fjalë për atë, që procesi i cili është nisur nga BE­ja dhe SHBAja të jetë frytdhënës. Detyrën time e shoh në mbështetjen aktive të këtyre përpjekjeve. Zhvillimi në ditët e fundit sërish qartë tregon se koha është e shkurtër dhe se tani nevojitet përpjekje e përbashkët nga të gjitha partitë politike që të zbatohen reformat e nevojshme dhe në mënyrë vendimtare të vazhdohet në këtë rrugë”, qëndron në deklaratën e Hajndëll.

Dje pasdite, ai u takua me ministrin e Punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki dhe me liderin e VMRO­DPMNE­së, Nikolla Gruevski.

Hajndëll paradokohe është emëruar nga ana e ministri gjerman të Punëve të Jashtme, Frank Valter Shtajnmaer për të dërguar të posaçëm të Berlinit, i cili do të punojë së bashku me Bashkimin Evropian dhe SHBA­në dhe do të ndihmojë në zgjidhjen e krizës në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button