“Revolucioni Laraman”, Jankullovska dhe Gruevski i kanë duart me gjak (FOTO-VIDEO)

20.55 – Gazetari i Portalb-it nga terreni lajmëroi se protesta e sontme e lëvizjes #Protestoj ka marrë fund. Protestuesit janë shpërndarë pasi paraprakisht kanë lyer me ngjyrë të kuqe fotografitë e ish ministres Gordana Jankullovska dhe ish kryeministrit Nikolla Gruevski, duke simbolizuar kështu gjakun e të riut që e vrau policia në vitin 2011.

Protesta në Shkup - 05.05.2016
Protesta në Shkup – 05.05.2016

Protesta në Shkup - 05.05.2016

20.30 – Protestuesit janë para Qeverisë së Maqedonisë. Fotografia e ish ministres Gordana Jankullovska dhe ish kryeministrit Nikolla Gruevski po shkruhen me ngjyrë të kuqe   “VRASËS” si dhe vendosen shenja të gishtërinjve të kuq të protestuesve duke bërtitur “do të burgoseni vrasës!”

Protesta në Shkup - 05.05.2016 Protesta në Shkup - 05.05.2016

Protesta në Shkup - 05.05.2016

Protesta në Shkup - 05.05.2016
Protesta në Shkup - 05.05.2016

 

19. 52- Gjuhet vetëm me ngjyrë të kuqe, simbolikë e gjakut. Protestuesit te sheshi Maqedonia kanë vendosur në vendin ku u vra i riu, transparentin “VRASËS” ndërsa edhe me ngjyrë të kuqe kanë shënuar po të njejtën fjalë në rrugë. Paraprakisht në ndërtesën afër portës triumfale u shpalosën edhe transparentë të tjerë “Stop brutalitetit policor” dhe “Gjaku nuk fshihet”. Policia ka bllokuar protestuesit mos të shkojnë te Gjykata Kushtetuese. 

Protesta në Shkup - 05.05.2016 Protesta në Shkup - 05.05.2016 Protesta në Shkup - 05.05.2016 Protesta në Shkup - 05.05.2016 Protesta në Shkup - 05.05.2016 Protesta në Shkup - 05.05.2016

Protesta në Shkup - 05.05.2016
Protesta në Shkup – 05.05.2016

19.40- Pas fjalimeve protestuesit kanë marrë rrugën për te sheshi Maqedonia, do të ndalen te vendi ku u vra i riu Martin Neshkovski, më 5 qershor 2011, ndërsa policia fshehi vrasjen.

Protesta në Shkup - 05.05.2016

Protesta në Shkup - 05.05.2016
Protesta në Shkup – 05.05.2016
Protesta në Shkup - 05.05.2016
Protesta në Shkup – 05.05.2016

19:21 –Mijëra protestues me thirrje “Provuat të fshihni vrasje”, “Kush është në rend”, “Nga 5 maji deri në fund”.

Protestuesit kanë arritur përpara Kuvendit të Maqedonisë, ata para Kuvendit kanë lëshuar lëshuar bisedat mes funksionarëve të lartë të VMRO-së ku dëgjohet si si janë munduar të fshehin vrasjen e të riut Martin Neshkovski.

Duke u dëgjuar se si bisedojnë në telefon funksionarë të lartë të VMRO-së, protestuesit e revoltuar vazhdojnë të bartësin “vrasës”.

Përndryshe këtë përgjim telefonik me 5 maj të vitit 2015 e ka publikuar kreu i LSDM-së, Zoran Zaev pas së cilës pasuan protesta të dhunshme nëpër rrugët e Shkupit në të cilën u arrestuan disa protestues.

1

2

18:54 –Me rastin e 1 vjetorit të protestave të dhunshme që u shënuan në Shkup më 5 maj të vitit 2015, protestuesit kanë shfaqur transparentën ku shkruhet “Provuat të fshihni vrasje”.

AA

Protesta në Shkup - 05.05.2016
Protesta në Shkup – 05.05.2016

 

A2

A1

18:28 – Edhe protestës së sotme i është bashkangjitur ish diplomati, Ervan Fuere, i cili ka përshëndetur të gjithë protestuesit.

Ervan Fuere në protesta
Ervan Fuere në protesta

18:20 – Ka filluar protesta e zakonshme e sektorit civil  kundër vendimit për falje të presidentit Gjorge Ivanov. Protesta ka filluar përpara Prokurorisë Speciale Publike.

Protesta në Shkup - 05.05.2016
Protesta në Shkup – 05.05.2016

Gjithashtu sot protesta do të mbahen edhe në:

  • Ohër – Te Çinari, ora 18:00
  • Koçan – Në parkun e qytetit, ora 18:00
  • Kriva Pallankë – Te piceria “Elit”, ora 18:00
  • Resnjë – te hotel “Kitka”, ora 18:00
  • Kumanovë – Përpara Gjykatës Themelore, ora 18:30
  • Radovish – te sheshi “Shën Spaso i Radovishit”, ora 19:00
  • Prilep – te “bina e gurit”, ora 19:00
  • Strumicë – Te Policia e Vjetër, ora 19:00
  • Gjevgjeli – Shtëpia e Penisonerëve, ora 19:30

Lëvizja Civile “#Protestoj” ka parashtruar 8 kërkesa që protestat të ndalen:

  1. Tërheqjen e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov.
  2. Të jep dorëheqje Ivanov.
  3. Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike.
  4. Të formohet një departament special në Gjykatën Penale i cili do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetencën e PSP-së.
  5. Tërheqjen e menjëhershme të datës së mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor.
  6. Në bisedimet për krizën politike në vend, të kyçet sektori civil.
  7. Bisedimet për zgjidhjen e krizës të bëhet në territorin e Maqedonisë.
  8. Formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së.

“#Protestoj”, ka bërë të ditur se nëse nuk plotësohen këto kërkesa ata do të vazhdojnë me protestat në rrugë, transmeton Portalb.

Përndryshe, “Revolucioni laraman’, është emri i protestës në të cilën qytetarët në çdo protestë kanë në shënjestër institucionet dhe objektet e shtetit të cilat i gjuajnë me ngjyrë.

Deri më tani janë gjuajtur me ngjyrë Ministria e Kulturës, Ministria e Drejtësisë, objektet e Shkupit 2014, zyra e presidentit Ivanov, Qeveria e Maqedonisë, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, dy përmendoret në formë luani të cilët gjenden në urën “Goce Dellçev”, në protestën e së mërkurës u gjuajtën me ngjyrë fotografia e Nikolla Gruevskit dhe Gjorge Ivanovit, objekti i Gjykatës Themelore Shkupi 1 dhe objekti i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Përveç protestës së 13 prillit, ku protestuesit arritën të futën në Zyrën Popullore të presidentit Gjorge Ivanov dhe ta demolojnë atë, protestat kryesisht kanë qenë të qeta dhe pa incidente. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button