Ofensiva diplomatike në javën vendimtare

Po shkon rëndë përgatitja e terrenit për takim të përbashkët të 4 liderëve nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos. Pengesa kryesore ende mbetet vendimi për abolim, njofton DW në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.

Shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, ambasadori Aivo Orav me përfaqësues të ambasadës së Amerikës, dje në Shkup ka mbajtur takime të njëpasnjëshme me udhëheqësitë e partive politike- nënshkruese të MP-së.

“Jemi në kontakt me partitë politike. Presim t’i ndihmojmë Maqedonisë në këtë krizë politike. Nëpërmes komunikatave do ju njoftojmë për hapa të mëtejme”, kështu deklaroi dje ambasadori Xhes Bejli në Shtip, gjatë vizitës së tij në Universitetin “Goce Dellçev”.

Në ndërkohë edhe pse 4 partitë me anë të letrave i janë drejtuar presidentit Gjorge Ivanov që ta tërheq abolimin, deri më sot nuk ka ndonjë ndryshim në qëndrimin e tij. Me çka ai mbetet në qëndrimin e tij se “nuk është gjetur bazë juridike që ta tërheqë vendimin”./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button