Të burgosurit në burgun e Prilepit: Do të hyjmë në grevë për të drejtat tona!

Të burgosurve shqiptarë në burgun e Prilepit, nuk u respektohen të drejtat themelore dhe gati çdo ditë po keqtrajtohen fizikisht dhe psiqikisht, pohon për TV21, një i burgosur, vëllai i të cilit ishte rrahur nga një prej komandantëve të burgut. Bashkëbiseduesi ynë, pohon se është i dënuar me tre vjet burg pa prova, ndërsa paraprakisht një vit e gjysmë ka qëndruar në paraburgim. Ndërkaq vëllai i tij po gjykohet për posedim të paligjshëm të armëve dhe tanimë dy vjet ndodhet në paraburgim.

“Vëllai im është ankuar për shkurtimin e dy orëve që i ka për shëtitje në oborrin e burgut. Ai ka nevojë për ajër të pastër. Ai vuan nga ulcera në stomak. Pas kësaj, komandanti e kishte goditur disa herë vëllain tim me grushte pa asnjë arsye dhe pa asnjë të drejtë për ta bërë këtë. Vëllai im nuk ka bërë asgjë. Thjesht, ka kërkuar ta shfrytëzojë të drejtën të dalë jashtë për dy orë në ajër të pastër”.

Bashkëbiseduesi ynë pohon se Maqedonasit në burgun e Prilep i gëzojnë të gjitha të drejtat, siç është e drejta për shëtitje, e drejta e cila për maqedonasit siç tha si, zgjat jo dy por shtatë orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button