Apple shënon rënie të ardhurash për herë të parë pas 13 vitesh

Aksionet e Apple ranë dukshëm ditën e Marte pasi kompania raportoi rënie të shitjeve me 13 % për tre mujorin e parë të 2016-tës. Kjo është hera e parë në 13 vite që kompania më me vlerë në botë shënon rënie të shitjeve të produkteve të saj.

Rënia e të ardhurave në vetëm 50 milion krahasuar me 53 miliard një vit më parë nxiti zhvlerësimin e aksioneve me 7% të kompanisë. Apple parashikoi që kjo rënie të vijojë duke parashikuar 41 miliard dollar të ardhura nga 43 miliard që ishin një vit më parë.

Apple kishte paralajmëruar investitorët më parë për këtë rënie. Shitjet e iPhone përbëjnë 2/3 e të ardhurave të kompanisë e cila ka shitur 16 % më pak njësi sesa vitin e kaluar duke rezultuar me 18 % më pak të ardhura nga ky sektor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button