Johanes Han me porosi deri te partitë në Maqedoni

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han gjatë fjalimit të tij në Institutin “Brukings” në Uashington, ka bërë thirrje që të gjitha partitë të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe në rrugën e integrimeve, njofton Portalb.mk.

Ai ka thënë se nëse nuk punojnë të gjithë dhe nuk fokusohen për zgjedhje fer, qeveria e re, nuk do të jetë e pranuar dhe e njohur.

I pyetur për gjendjen në Maqedoni, eurokomesari ka shprehur shqetësim në lidhje me ndodhitë ë e fundit.

“Me të vërtetë jam i shqetësuar më ndodhitë e fundit. Ne kemi investuar shumë në marrëveshjen e qershorit-korrikut, që vendi të kthehet në rrugën euro-atlantike. Shumë afate nuk janë respektuar me kohë, por përfundimisht ajo u bë. Për këtë, fakti që tani zgjedhjet e 5 qershorit janë nën situatë të vështirë, sinqerisht nuk e di se si do të jetë pas zgjedhjeve. Mendoj se mundem vetëm t’i thërras të gjithë partitë, gjithashtu edhe shoqërinë civile, por veçmas partitë që të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe të qëndrojnë të përkushtuar ndaj perspektivës euro-atlantike të vendit”, theksoi eurokomesari Han, transmeton Portalb.mk.

Sipas tij, të gjithë duhet ta kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë.

“Shpresoj që mund ta dërgojmë këtë porosi. Anëtarët e Parlamentit Evropian dhe unë po provojmë të bëjmë edhe një përpjekje që t’i sjellim bashkë dhe të ndërmjetësojmë. Nuk mund të premtoj asgjë, por shpresoj që ngadalë-ngadalë njerëzit në rajon dhe në disa pjesë tjera do të kuptojnë se demokracia nënkupton që të arrihet me marrëveshje dhe kompromis dhe jo me qëndrim fitues apo humbës. Në të kundërtën, asnjëherë nuk do të jeni të suksesshëm. Njerëzit në rajon meritojnë ardhmëri më të mirë, ndërkaq ajo është e vetmja mundësi nëse ka perspektivë të qartë evropiane. Kjo nënkupton sundimin e demokracisë dhe drejtësisë. Mendoj që kjo është përgjigjja në lidhje me faljen e presidentit të shtetit”, theksoi Han.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button